Categories
Uncategorized

Mosha e Duhur kur Duhet të Nisë Matja e Kolesterolit

Kolesteroli i lartë është një faktor kyç në cënimin e shëndetit të zemrës.

Ai është një substancë e ngjashme me dyllin që prodhohet nga mëlçia dhe është i rëndësishëm për disa hormone në organizëm.

Kolesteroli është i nevojshëm për lëkurën dhe parandalon tharjen e saj.

Kjo substancë ngjitëse përthith toksinat dhe i nxjerr ato jashtë.

Kolesteroli ndahet në dy kategori: ai i lipoproteinës me dendësi të ulët (LDL) që është i keq dhe ai i lipoproteinës me dendësi të lartë që është i mirë.

Kolesteroli LDL përmban më shumë yndyrë se proteinë dhe transporton acidet yndyrore në gjak.

Kolesteroli HDL luan rol në transportimin e hormoneve dhe përpunimin e toksinave nga mëlçia.

Kur ushqimet përpunohen ato dëmtohen nga radikalet e lira dhe oksidohen.

Kolesteroli kështu bëhet më i ngjitshëm dhe mbetet në shtresat e brendshme të enëve të gjakut duket shkaktuar inflamacion.

Matja e Kolesterolit Duhet Të Nisë Që Në Të 20-tat
Analizat që shërbejnë për matjen e kolesterolit duhen bërë shpesh dhe nuk njohin kufi moshe, sepse sipas ekspertëve, të rinjtë nuk janë imunë ndaj tij, sidomos në këto kohë kur ushqyerja e pashëndetshme është një trend mbizotërues.

Një raport i publikuar në the Guardian sugjeron se matja e kolesterolit duhet të nisë që në moshën 25 vjecvcare.

Për arritjen e këtij konkluzioni, ekspertët kanë analizuar të dhënat e rreth 400,000 njerëzve në Evropë, Australi dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas studimit, grupmoshat nën 45 vjeç janë më të prirur të vuajnë nga sëmundjet e zemrës të nxitura nga kolesteroli kur të arrijnë moshën e tretë por jo domosdoshmërisht deri atëherë.

Ekspertët thonë se gratë nën moshën 45 vjeç që vuajnë nga kolesteroli i lartë, janë 4 herë më të prirura të pësojnë një atak në zemër.

E njëjta gjë vlen edhe për meshkujt.

Rreziku i atakut në zemër rritet ndjeshëm me nga 14 deri në 24% kur njerëzit të arrijnë moshën 75 vjeç.

Këto gjetje nënvizojnë rëndësinë e kryerjes së analizave jo vetëm në të tridhjetat por edhe në të njëzetat për të penguar shfaqjen e sëmundjeve të rrezikshme të zemrës në një kohë më të vonë.

Categories
Uncategorized

Kura e Saktë me Lëng Hithre për Tiroiden – Si ta Përgatisni dhe Përdorni

Janë dy lloje problemesh kryesore me tiroiden: Hipertiroidizmi dhe Hipotiroidizmi.

Në rastin e hipotiroidizmit, tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone.

Një gjë e tillë ngadalëson çdo proces në organizëm.

Nëse vëreni se po shtoni peshë apo jeni në kthetrat e depresionit, atëherë AgroWeb.org këshillon të kontrolloni tiroiden.

Këto probleme mund të jenë shenja të një tiroideje të lodhur që nuk prodhon mjaftueshëm hormone.

Shenja të tjera të hipotiroidizmit janë: rënia e flokëve, konstipacioni, përtharja e lëkurës, ciklet e çrregullta tek femrat, rrahje të ngadalëta të zemrës dhe një përgjumje e përgjithshme.

Më poshtë lexoni nga AgroWeb.org një kurë natyrale me çajin e hithrës për hipotiroidizmin.

Përbërësit
2 lugë çaji me gjethe hithre të thata ose të freskëta

1 filxhan çaji me ujë të nxehtë

Mjaltë

Mënyra e përgatitjes
Shtoni dy lugë gjethe të hithrës në një filxhan çaji më ujë të nxehtë

Lereini për 5-10 minuta

Pasi të jetë ftohur mjaftueshëm, kullojeni dhe shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar

Pijeni 2 deri tre herë në ditë për 15 ditë minimalisht.

Vetitë e Hithrës
Hithra është e njohur për vetitë e saj.

Kjo bimë është burim shumë i pasur ushqyesisht si vitamina A, Vitamina B6, kalçium, hekur, magnez dhe jod.

Prezenca e jodit te hithra ndihmon për të plotësuar mungesën e jodit në organizëm që mund të përbëjë shkak për hipotiroidizmin.

Gjithsesi duhet të keni parasysh që të shtoni në ushqimin tuaj disa produkte të këshilluara më poshtë nga AgroWeb.org

Çfarë Duhet Të Hani
Vezë

Mish

Peshk

Ushqime si banane, portokalle domate, fruta pylli

Oriz, fara chia apo fara lini,

Qumësht, djathë, kos

Ujë dhe pije pa kafeinë

Çfarë Duhet Të Evitoni
Evitoni ushqime me gluten si buka, makarona, birra,

Produktet e sojës

Perime si brokoli, spinaqi, lakra që përmbajnë goitrogene që ndokojnë jo mirë në tiroide.

Fruta si pjeshkë, dardha, luleshtrydhe

Kafeinë dhe alkol

Tiroidja shfrytëzon jodin që marrim nga ushqimet për të çliruar hormonet T4 dhe T3 të cilat shkojnë në gjak.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, këto hormone diktojnë metabolizmin, tretjen, rënien në peshë, plakjen e të tjera.

Categories
Uncategorized

U dhuna në mënyrë barbare në Tiranë, 22-vjeçarja niset drejt Kenias për mjekim të specializuar! Ende në gjendje kome

Keniaia Joy Aoko është larguar nga Shqipëria ditën e sotme, drejt vendlindjes, teksa la Spitalin e Traumës për t’u larguar për mjekim në spitalin Kenyatta. Avioni që mbante vajzën nga Kenia, nënën e saj dhe ekipin mjekësor u largua nga Shqipëria këtë të mërkurën dhe ka zbritur në aeroportin Wilson.

Që prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia ndodhej e shtruar në spital pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet. Që atëherë keniania është në gjendje kritike dhe ka nevojë për kujdes të specializuar neurologjik, i cili nuk ishte i disponueshëm në Shqipëri.

Rasti i dhunimit të 22-vjeçares solli në Tiranë edhe përfaqësues të ambasadës keniane në Itali. Ata kanë diskutuar me nënën e Joy, mjekët që kujdesen për të renë në spital dhe më pas janë takuar efektivët e policisë që po hetojnë ngjarjen, të cilët i kanë çuar në banesën ku ndodhi dhunimi brutal i 22-vjeçares.

Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të autorëve, megjithëse raportet e mëparshme kundërshtonin atë që policia i tha familjes, e cila tregoi se Joy Aoko u përpoq të bënte vetëvrasje duke u hedhur kati i dytë i pallatit të saj.

Mamasë së Joy-t iu desh të zhvendosej përkohësisht në Shqipëri për t’u kujdesur për vajzën e saj që është në koma. Aktualisht, ka pretendime se Xhoi është përdhunuar, por policia duhet të përfundojë hetimin dhe të dalë me një raport përfundimtar se çfarë ka ndodhur saktësisht me Joy-n, i cili kishte punuar në Shqipëri për më pak se 6 muaj.

22-vjeçarja keniane prej 14 gushtit ndodhet në koma e shtruar në spitalin e Traumës me brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru. Dyshohet se 22 vjeçarja është hedhur nga ballkoni i dhomës së pallatit ku qëndronte, dhe denoncimin në polici e bëri nga një prej shoqeve.

Nëna e vajzës keniane, që jetonte në Tiranë me disa shoqe të saj, u njoftua nga kompania e kazinosë që vajza e saj kishte përfunduar në spital. Sipas saj vajza u kishte treguar shoqeve se përndiqej nga një shofer taksie i cili vazhdimisht i kërkonte të krijonin raporte intime.

Lajm ne përditësim….

Categories
Uncategorized

Blendi Fevziu rrëfen momentin më të vështirë në televizion: Kur varrosa nënën, të nesërmen më vdiq dhe personi tjetër që më rriti

Gazetari dhe moderatori i njohur Blendi Fevziu, ka bërë një rrëfim për jetën e tij në televizion, duke treguar momentet më të vështira gjatë punës. I ftuar në emisionin “Rudina”, gazetari ka treguar se pavarësisht momenteve apo humbjeve të mëdha, duhet të jesh në televizion.

Për të, një ndër momentet më të vështira ka qenë kur ka varrosur nënën. Ndërkohë, një ditë më vonë ka ndërruar jetë dhe daja i nënës, njeriu që siç u shpreh, e kishte rritur pasi jetonte bashkë me ta.

Blendi Fevziu: Momenti më i vështirë, më duket se e kam thënë diku, nuk jam shumë i sigurt, ka qenë një moment, kur ime më ndërroi jetë në Boston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U deshën 6-7 ditë që të vinte trupi i saj. Ne shkuam bëmë varrimin, të pasnesërmen duhet të nisesha për në Kosovë sepse kisha lënë një intervistë shumë të rëndësishme me Hashim Thaçin që në atë kohë u akuzua nga Dick Marty për këtë gjë që po gjykohet sot. Kisha lënë një intervistë me të, ndërkohë që 4 ditë kisha futur emisione të regjistruara sepse duhet të rrija në shtëpi të prisja njerëz.

Atë ditë kur po bëhesha gati të nisesha më thanë që daja i mamit, njeriu që më kishte rritur, që rrinte në shtëpi po me ne aty, kishte ndërruar jetë dhe ai. Ishte një dilemë e tmerrshme sepse ndërkohë u detyrova të mbaroj të gjitha gjërat, mora në telefon, thashë nëse mund të më vini një eskortë policie në pjesën e Kosovës se rruga jonë ishte bërë ndërkohë, mund të shkoje. Ata më vunë në fakt një eskortë dhe unë kam arritur 4 minuta para emisionit, por imagjino se si mund të shkojë njeriu në emision kur një ditë para ka varrosur nënën, një ditë tjetër njeriun më të afërt, megjithatë ndonjëherë ti e kupton që raporti me detyrën është i tillë që ti nuk mund të shkosh.

Këtë gjë ua them shpesh të tjerëve, sa e thjeshtë duket kur ti e sheh nga jashtë, por ti ka ditë që je me 40 temperaturë dhe duhet të jesh atje në studio sepse ti s’mund ta lësh studion bosh. Në 25 vjet e gjysmë unë s’kam munguar asnjë ditë të vetme. Ti mund të kesh ditë që mund të jesh i mërzitur, ti mund të kesh shqetësimet e tua personale, ti mund të kesh shqetësime familjare, ti mund të kesh lodhje fizike. Me 40 kam hyrë në studio, marr një gjë për të më ulur tensionin, duhet të rri edhe në këmbë. Kam qëlluar që i kam thënë stafit më vini një stol që të paktën mos të ndiej lodhjen ose mos të më merren mendtë dhe askush që është përballë televizorit nuk do t’ia dijë fare për këtë, si je ti, si s’je ti dhe ti gjykohesh.

Categories
Uncategorized

Grushta e shkelma, dhunohet për shkak të detyrës gazetari Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij

Është dhunuar ditën e sotme për shkak të detyrës gazetari Elvis Hila në Lezhë dhe bashkëshortja e tij.

Ka qenë vetë gazetari që ka bërë denoncimin në polici. Dyshimet janë se gazetari dhe bashkëshortja e tij janë dhunuar për shkak të një lajmi të publikuar sot që ka të bëjë vendimin e Gjykatës së Parë në Lezhë në lidhje me dënimin e Fran Amerit për veprën penale “Falsifikim dokumentash”.

Ai në kallzim ka treguar se ka qenë në makinë dhe se autorët kanë dhunuar me grusht bashkëshorten e tij, si dhe atë.

“Jam me vendbanim në adresën e lartë përmendur, dhe punoj si gazetar i Report TV dhe Shqiptarja.com prej 10 vitesh. Sot me date 25.01.2023 kam publikuar nje lajm ne portalin Shqiptarja.com dhe televizjonin Report Tv ku une punoj, ne kete lajm behet fjale per vendimin qe eshte dhene me date 24.01.2023 nga Gjykata e Shkalles se Pare Lezhe ne lidhje me denimin e shtetasit Fran Ameri per vepren penale “Falsifikim dokumentash”.

Pasi lajmi eshte publikuar ne medjat ku une punoj rreth ores 14:47 te dites se sotme me ka telefonuar nga numri I telefonit “+355*****djali I tij duke me share, ofenduar dhe kercenuar ne lidhje me publikimin e bere. Rreth ores 16:42 isha me bashkeshorten time dhe jam telefonuar nga nje tjeter shtetas me numrin “+355693*****” I prezantuar si shtetasi Paulin Pergjini dhe me kerkoi qe te takoheshim perballe Bar Firence ne afersi te rruges se spitalit. Kur jam afruar aty e kam telefonuar numrin ne fjale dhe ka dale nga nje automjet tip Golf 6 I cili ishte I parkuar ne ane te rruges.

Nga kjo makine ka dale edhe shtetasi Indrit Ameri, emrin e te cilit nuk e di. Me thane qe te parkoja makinen dhe te dilja nga makina. Une e parkova ne anen e rruges se vjeter te spitalit dhe aty me jane afruar personat ne fjale te cilet une I identifikova si Paulin Pergjini dhe personi tjeter me Indrit Ameri dhe filluan te me kerkonin llogari dhe te me kercenonin ne lidhje me lajmin e publikuar. Pasi une nuk pranova te zbrisja nga makina tentuan te me hapnin deren e makines dhe ne kete moment ka zbritur bashkeshortja ime shtetasja B.H qe tu thoshte qe te largoheshin. Pasi bashkeshortja ime tentoi ti largonte nga dera e makines dhe po mundohej te telefononte policine shtetasi me Indrit Ameri I ka rene me dore telefonit dhe pasi ajo eshte ulur per te marre telefonin ky shtetas e ka goditur me grusht ne pjesen e pasme te qafes.

Dhe me pas kane ardhur ne drejtimin tim dhe ka tentuar te me nxjerre me force nga makina. Pasi nuk arriten te me nxirrnin nga makina shtetasit Paulin Pergjini dhe Indrit Ameri me kane goditur me shkelma dhe grushte. bashkeshortja ime ka hypur ne makine dhe jemi larguar drejt spitalit ku dhe morem mjekimet e duhura. Proçes verbalin e kallzimit pasi e lexoje dhe konfirmoj se thenjet e mia jane shkruar drejt dhe e kuptoj cfare kam thene, e firmos pa asnje verejtje” thuhet në kallzimin e bërë nga gazetari.

Categories
Uncategorized

Tedi Blushi del në terren: Katër herë është asfaltuar rruga te Pazari ri, është e degraduar (VIDEO)

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar rikonstruksionin e rrugës “Tefta Tashko Koco” në Tiranë, duke e quajtur atë një vjedhje të taksave dhe tallje me popullin. Sipas tij në pesë muajt e fundit rruga është asfaltuar katër herë.

Blushi ka dalë vetë në rrugë dhe tregon gjendjen në të cilën ajo ndodhet, me gropa të mbushura nga shiu dhe në gjendje të degraduar. Numri dy i Partisë së Lirisë akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj për shpërdorim të taksave, pasi infrastruktura nuk është përmirësuar, edhe pse paratë janë dhënë.

“Në pesë muajt e fundit, Erion Veliaj e asfaltoi katër herë Rrugën “Tefta Tashko Koço”, në Njësinë Bashkiake Nr.2. Por gjendja reale e kësaj rruge, pas katër asfalteve dhe ndërhyrjeve në rrjetin e kanalizimeve rezulton më e degraduar se kurrë. Katër asfaltet e hedhura në këtë rrugë, janë mirëfillti katër vjedhje të taksave.

Rrugët e ndershme nuk kanë nevojë as për katër investime, as për katër inagurime dhe as për katër kronika televizive, por vetëm për një investim të ndershëm, që nuk vidhet por që jeton për të paktën katër dekada.

Categories
Uncategorized

VIDEO/ “Dua të dal se kam nje grua shtatzënë në shtëpi”, Armaldo bisedon me banorët, heq dorë nga lidershipi

Armaldo këtë javë vendosi që t’i kalojë lidershipin e shtëpisë këngëtares, Valbona Mema.

“Je lidere, sinqerisht e kam me kopetenca të plota”, dëgjohet të thotë Armaldo në prani të këngëtares dhe disa prej banorëve të shtëpisë.

Ndërkohë më pas ai u shpreh se këtë javë dëshiron që të dalë, pasi ka një grua shtatzënë dhe një vajzë të cilat kanë nevojë për kujdesin e tij.

Teksa ishte duke biseduar me Luizin, artisti i tha këngëtarit që nuk ka më moshë të merret me Big Brother.

Categories
Uncategorized

Rrëfimi tronditës që i përloti të gjithë! Enit të “Big Brother” i ndodh befasia në më pak se 24 orë (FOTO)

Rrugëtimi i tij në “Big Brother VIP” ka qenë i qetë dhe me vështirësi pasi siç tha edhe vet nuk po e gjet dot veten dhe nuk po përshtatet.

Por, jeta e Enit ka qenë krejt e kundërta. Sic e tha dhe vet ai ka qenë me trishtim, dhunë por edh dashuri dhe shpresë.

Eni ka ndarë mbrëmjen e djeshme historinë e familjes së tij, që u shkatërrua për shkak të dhunës që ushtronte babai i alkoolizuar. Mes lotëve, Eni rrëfeu se nëna e tij është detyruar të abortojë dy herë edhe pse donte që të kishte fëmijë të tjerë.

Kjo histori ka përlotur mbarë publikun dhe personazh të famshëm të cilët të keqardhur për historinë e Enit vlerësuan si modeli nuk e shfrytëzoi për tu viktimizuar historinë e tij siç ndodh rëndomtë në “Big Brother VIP”.

Vlerëmi i publikut është araqitur edhe nëpërmjet shifrave. Në më pak se 24 orë profili i Instagramit të modelit ka arritur në 17 mijë ndjekës, nga 5 mijë ndjekës që numëronte para mbrëmjes së djeshme, shrkuan Albeu.com. Pra 12 mijë veta i janë shtuar Instagramit të tij brenda natës dhe kjo shifër është befasuese.

“Problemet që kanë nisur në shtëpinë tonë i kam vënë re kur fillova të rritem dhe të kuptoj. Kur isha 10 vjeç kuptova që familja ime nuk ishte si më parë. Im ati nisi alkoolin, nëna vazhdonte të punonte me mish e me shpirt. Po fillonin të më mungonin gjërat elementare. Më mungonte ngrohtësia e babit.

Zënkat vazhdonin, babi ka tentuar shpesh të ngrejë dorën ndaj nënës, është dashur të ndërhyj unë. Mami është detyruar të abortojë dy herë. Ata nuk e dinë që unë e kam kuptuar. Gjithmonë e kam dashur të kem një motër ose një vëlla, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. Mund të ishim bërë një treshe shumë e bukur. Do të ishin forcë e madhe si për mua, edhe për mamin.

Kur isha në klasën e shtatë, vendosëm për t’u ndarë. U larguam nga qyteti i lindjes dhe erdhëm në Tiranë. Doja që prindërit të ishin bashkë. Pa i thënë mamit, një ditë i hipa autobusit dhe shkova në qytetin e lindjes. Kur shkova atje, e njoftova mamin dhe i thashë që nuk mund të rri pa ju. Më pas u ktheva me babin në Tiranë dhe u bashkua me mamin. Çfarë ka ndodhur më pas, shkaktari i gjithë asaj situate jam unë. Nuk e di si mund t’ia shpërblej mamit atë që unë i kam shkaktuar.

Është histori prekëse dhe nëse do të kishte një titull, unë do ta quaja ‘dashuri dhe shpresë’. Dashuria është ajo, ndërsa shpresa është dëshira që unë kisha që babi të ndryshonte dhe të kishim sërish një familje të shëndoshë.”-rrëfeu ai.

Duke qenë se Eni dhe nëna e tij janë përballur me vështirësi financiare, për t’i ardhur sadopak në ndihmë, Arbana tha se Top Channel do kontribuojë në pagesën e qerasë për një periudhë kohe për ta.

Pas surprziës Eni la shtëpinë e Big Brother si i eliminuari i rradhës.

Categories
Uncategorized

Kiara ishte gati t’i jepte Luizit puthje në buzë, por çfarë i pengoi… (VIDEO)

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli sot kanë qenë më të afërt se kurrë. Dyshja më e komentuar për momentin kanë qenë gati duke i dhuruar njëri-tjetrit një puthje në buzë, por Kiara është tërhequr sërish.

Teksa po zhvillojnë provën javore për t’u kujdesur për beben kukull, Kiara dhe Luzizi kanë gjetur kohën që të rrinë vetëm, larg banorëve të tjerë të shtëpisë së Big Brother, ku i shprehën edhe ndjenjat njëri-tjetrit.

Luizi insiston që të marrë puthjen nga Kiara, por kjo e fundit i tha se ndjen për Luizin, por ka diçka që e pengon, të cilën Kiara nuk e shpjegon dot.

Categories
Uncategorized

Hetimi nuk gjen shkelje, kompanitë e naftës nuk bashkëpunuan për fiksimin e çmimit

Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur hetimin paraprak në tregun e tregtimit me shumicë të karburanteve në vend, pa konstatuar sjellje të bashkërenduar mes ndërmarrjeve në treg apo shkelje të tjera të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Hetimi paraprak ishte hapur në shkurt të vitit të kaluar, menjëherë pasi çmimet e naftës (gazoilit) dhe benzinës nisën një rritje shumë të shpejtë, që i çoi në nivelet më të larta historike (deri atëherë).

Të dhënat e hetimit tregojnë se tregu i tregtimit me shumicë të naftës dhe benzinës ka një shkallë të konsiderueshme përqendrimi. Për vitin 2021, ndërmarrjet kryesore në tregun me shumicë të naftës ishin Kastrati SHA, me pjesë tregu 38.76%, Gega Oil Group SHA 22%, Europetrol Durrës Albania SHA me 9.87%, Bolv – Oil SHA me 4.53% dhe Eroil SHA me 4.32%.

Ndërkohë, për periudhën janar – shkurt 2022 (objekt i hetimit paraprak), ndërmarrja Kastrati SHA kishte një pjesë tregu 41.23%, Gega Oil Group SHA 23.11%, Europetrol Durrës Albania SHA 10.35%, Bolv – Oil SHA 6.18% dhe Eroil SHA 4.31%.

Për vitin 2021, ndërmarrjet kryesore që shesin me shumicë produktin e benzinës ishin Kastrati SHA me pjesë tregu 34.5%, Gega Oil Group SHA me 24.89%, Europetrol Durrës Albania SHA me 10.30%, Eroil SHA me 7.47% dhe Bolv – Oil SHA me 5.31%.

Ndërsa për periudhën janar – shkurt 2022, ndërmarrja Kastrati SHA kishte 33.45% pjesë tregu, Gega Oil Group SHA 25.56%, Europetrol Durrës Albania SHA 12.07%, Eroil SHA 6.51% dhe Bolv – Oil 5.96%.

Shifrat tregojnë dy kompanitë më të mëdha kanë një pjesë tregu prej rreth 60%, ndërsa tre ndërmarrjet më të mëdha rreth 70%, si për naftën, ashtu edhe për benzinën.

Nga analiza e të dhënave, Autoriteti i Konkurrencës ka arritur në konkluzionin se rritja e çmimit të shitjes me shumicë për të gjitha ndërmarrjet ka ndodhur në periudhën tetor 2021 – shkurt 2022, periudhë e cila përkon edhe me rritjen e çmimit mesatar të importit, nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Gjithashtu, tendenca e rritjes së çmimit të shitjes me shumicë për ndërmarrjet është pothuajse e njëjtë me tendencës e rritjes së çmimit të importit të doganës për këtë periudhë.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës, çmimet mesatare mujore të shitjes me shumicë të naftës janë të përafërta për të gjitha ndërmarrjet, për shkak të mënyrës së funksionimit të tregut, ku burimet e furnizimit janë të pakta, taksat e aplikuara janë të njëjta si edhe çmimi në momentin e zhdoganimit është i njëjtë (referuar bursës së ditës).

Në analizën e hetimit. Autoriteti Konkurrencës ka cituar edhe raportin e politikave “Competion in RoadFuel” Organizës për bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe studimin “Raketat dhe Puplat: i rishikuar” e përgatitur nga Universiteti i Oldenburg në 2019.

Këto dokumente konstatojnë se në tregun e karburanteve asimetria e çmimit sjell një reflektim të shpejtë (si raketë) kur ndodh rritja e çmimit të karburanteve në bursat ndërkombëtare dhe reflektim më të ngadaltë të rënies (si pupël) së çmimit të lëndës së parë tek çmimi i produktit final që marrin konsumatorët. Kjo sjellje asimetrike e çmimeve, është quajtur “efekti raketë-pupël”, dhe është evidentuar për herë të parë pikërisht në tregun e karburanteve nga R.W. Bacon në 1991.

Në përfundim të vlerësimit së sjelljes së ndërmarrjeve në tregun e tregtimit me shumicë të karburanteve naftë dhe benzinë nuk konstatohet ekzistenca e një sjelljeje të bashkërenduar midis ndërmarrjeve për tregtimin e karburantit.

Komisioni i Konkurrencës u ka vendosur ndërmarrjeve që operojnë në tregun e tregtimit me shumicë të karburantit naftë dhe benzinë detyrimet e përgjithshme të parashikuara në ligjin për mbrojtjen e konkurrencës.

Më konkretisht, ato kanë detyrimin ligjor të mos bëjnë marrëveshje ose praktika të bashkërenduara, të cilat kanë si objekt ose pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht: të mos caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi; të mos kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet; të mos ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit; në marrëdhëniet tregtare me palët e tjera, zbatojnë kushte të ndryshme për transaksione të njëjta, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence; të mos kushtëzojnë lidhjen e kontratave me pranimin nga palët e tjera kontraktuese të detyrimeve shtesë që, për nga natyra ose nga përdorimi i tyre tregtar, nuk kanë lidhje me objektin e këtyre kontratave. /Monitor