Categories
Uncategorized

Pas “Rolex”-it, Mozzik i bën dhuratën speciale të bijës në 4-vjetorin e lindjes

Vajza e reperit të njohur, Mozzik dhe Loredanës, Hana festoi 4-vjetorin e saj. Babi dhe mami u kujdesën që në këtë ditë të veçantë për vogëlushen e tyre të organizonin një festë madhështore si dhe një super dhuratë.

Një orë “Rolex” iu dhurua nga prindërit vogëlushes për këtë 4 vjetor, mirëpo dhuratat nuk ndaluan me kaq, pasi Mozzik ka zgjedhur diçka akoma dhe më të veçantë.

Në ditëlindjen e së bijës ai ka vendosur që të gëzojë edhe disa fëmijë të tjerë në emër të saj.

Mozzik dhe Loredana ndonëse të ndarë në ditën më të veçantë të vajzës së tyre vendosën që të shfaqeshin bashkë. Hana këtë 4 vjetor e festoi së bashku me mamin dhe babin dhe nga pamjet e publikuara ajo padyshim ka qenë fëmija më i lumtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *