Categories
Uncategorized

Ndërron jetë 29-vjeçari shqiptar në Angli, u godit nga një polic disa herë me pistoletë elektrike

Një shqiptar ka humbur jetën në Essex të Britanisë. Ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë, por vetëm tani është bërë me dije nga mediat e huaja.

Sali Byberi 29 vjec, i cili menaxhonte nje lavazh në Essex, është i riu që ka ndërruar jetë në Britani. BBC shkuan se policia është njoftuar për një përplasje dhe se kur kanë shkuar atje një nga oficerët është përplasur me të riun dhe e ka qëlluar qëlluar disa herë me pistoletë elektrike.

Edhe pse mjekët kanë shkuar në vendin e ngjarjes, i riu shqiptar ka humbur jetën në vend. 29 vjeçari ishte baba i tre fëmijëve ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e tij.

“Ende nuk mund ta besojmë se çfarë ndodhi dhe si na e morën Saliun. Është pothuajse e pamundur të gjesh fjalët për të përshkruar dhimbjen dhe dhimbjen që ndjejmë. Kemi kaq shumë pyetje dhe gjithçka që shpresojmë tani është të paktën që të marrim përgjigje”- është shprehur motra e viktimës në intervistën e dhënë për mediat britanike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *