Categories
Uncategorized

1 milionë dollarë bast për Kupën e Botës, reperi “mallkon” Argjentinën

Ylli i muzikës me famë botërore, Drake ka vënë një bast të pabesueshëm prej 1 milion dollarë për Argjentinën që të fitojë Kupën e Botës.

Reperi ka hedhur 1 milionë dollarë dhe nëse Messi me skuadrën e tij fiton botërorin, atëhere Drake do të marrë 2.75 milionë dollar.

Por ky bast duket se ka “shqetësuar” disi tifozët argjentinas, pasi basti i reperit mund të jetë disi një ogur i keq për skuadrën e Messit.

Kjo pasi edhe më herët kur Drake ka vënë baste, skuadrat që ai ka mbështetur kanë humbur dhe për këtë ndjekësit bastin e Drake për Argjentin e quajnë “mallkim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *