Raportet mes dy këngëtareve shqiptare, me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora, është thënë që nuk janë shumë të mira. Por një foto e publikuar nga motra e Orës, Elena na tregon të kundërtën.
Është thënë se molla e sherrit mes dy artisteve të njohura ishte sepse Dua kishte kërkuar ndihmë nga motra e Ritës, menaxherja Elena, për ta ndihmuar në rrugën drejt muzikës, por në atë kohë ajo nuk ishte treguar e gatshme ta ndihmonte.
Por surpriza erdhi nga kjo e fundit, e cila mbrëmjen e së enjtes publikoi një fotografi me Dua Lipën në rrjetet sociale.
Elena nuk i kurseu fjalët e ëmbl për këngëtaren, duke shkruar:
“Mbretëresha ime e bukur shqiptare, kaq krenare për ne, ne e drejtojmë botën”, ka shkruar Elena.