Përkeqësimi i motit dhe erërat e forta gjatë orëve të para të mëngjesit kanë dëmtuar një pjesë të dekorit për festat e fundvitit të vendosura në sheshin “Liria” në Durrës.
Siç duket dhe në videon e mëposhtme, tuneli me drita është dëmtuar plotësisht, po ashtu janë shënuar dhe dëme të tjera.