Categories
Uncategorized

E trishtë, ndahet nga jeta gazetari i njohur i sportit Milaim Krasniqi

Gazetari dhe komentatori i njohur i gazetarisë sportive, Miliam Krasniqi, është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare.

Ai vuante nga kanceri dhe komplikimet e rënda në shëndet i shkaktuan atij një vdekje të parakohshme. Krasniqi ndodhej në Francë ku po qëndronte për kurim, por fatkeqësisht nuk ka mundur dot që të mposhtë sëmundjen.

Kolegu nga Shqipëria, Dëfrim Methasani ka reaguar për ikjen e tij, duke thënë se “sot humbëm një mik dhe koleg të çmuar”.

Postimi i plotë i Dëfrim Methasanit:

E pabesueshme, por e vërteta e hidhur që më pikëlloi keqas shpirtin. Humbëm sot një mik dhe koleg të çmuar të cilin e thërrisja shqipe e Kosovës. Nuk dua ta besoj se buzëqeshja e tij nuk rrezaton më, që zemra e tij nuk rreh si përherë, që zëri i tij kumbues nuk dëgjohet më. Me lot mbi tastierë po shkruaj për ty vlla Milaim Krasniqi, ti që jetën e doje si askush tjetër, por po kaq familjen, radio Kosovën, komentin sportiv dhe futbollin.

Sëmundja e rëndë të rrëzoi dhe ne e vuajmë tash mungesën tënde. Bilbili i Gollakut dhe mikrofonit e ndali këngën e tij…. Qofsh i xhenetit vlla. Ike shpejt, pa e shijuar përvjetorin e 55-të. Jam pa fjalë dhe lotoj në një det lotësh. Fitorja, Anisa, Erjoni dhe Reini, sduan ta besojnë mungesën tënde. Zoti i forcoftë ata, familjen Krasniqi, kolegët e radios dhe të gjithë ne që të donim kaq shumë. Më dhemb shpirti për ty Mil!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *