Sali Berisha ka premtuar se në rast se do të bëhet kryeministër në moshën 80-vjeçare do të zhdukë varfërinë nga Shqipëria. Berisha tha se do të dyfishojë rrogat dhe pensionet. Me pak fjalë shqiptarët do të hanë me “lugë floriri”, natyrshëm lind pyetja: Si do ta bëjë këtë Saliu, apo si në 97′ me firmat pira midale?
“Mendoj se në në mandat të ri Sali Berisha do t’i bënte shqiptarët të harronin Salin Berishën e dytë. Sali Berisha do t’i nxirrte shqiptarët nga varfëria…
nuk do kishte shqiptarë në mjerim, do kishte një minimum jetik, do kishte një dyfishim dhe mbidyfishim të rrogave dhe pensioneve. Do të bëja transformim rrënjësor për shëndetësimin, arsimin që shqiptarët të jetojnë me dinjitet”, premtoi Saliu.