Categories
Uncategorized

Denoncimi: Si i dha ministrja Edona Bilali grant 50 milionë lekë ish-sekretares së saj Kamela Hasko

Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali sipas një denoncimi ka dhënë sërish një grant prej 50 milionë lekësh, në kuadër të fondeve për inovacionin.

Këtë herë ky grant shkon për Kamela Hasko, auditore ligjore dhe njëkohëisht ish-sekretare e vetë ministres. Ajo së bashku me bashkëshortin Armand Hasko menaxhojnë zyrën e auditit “AKH consulting”.

Për këtë ka reaguar edhe eksperti i IT, Gent Progni, i cili thotë se:

“Kjo kompani dhe administratorja e saj ofrojnë shërbime auditi dhe kontabiliteti e për këtë, etika profesionale e audituesve (sipas rregullores në vendin tonë) nuk lejon që ky funksion të angazhohet në veprimtari të tilla si krijimi i një biznesi apo punësimi për qëllime që nuk lidhen me profesionin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *