Categories
Uncategorized

Informohu / Plisi, kapelja autoktone e shqiptarëve: Historiani tregon se si erdhi dhe pse e mori emrin kështu

Plisi është kapelja autoktone që i ka përcjellë shqiptarët që nga kohët pellazgo-ilire e gjerë në ditët tona.
Plisi, apo siç njihet në popull edhe me emra të tjerë: qeleshe, kësulë, qylah, qylaf, është quajtur kështu varësisht prej regjioneve shqiptare.

Së bashku me gjuhën dhe traditat tona, plisi është simbol i identitetit kombëtar shqiptar të cilin shqiptarët e kanë ruajtur me xhelozi e krenari këtë simbol. Se plisi e dëshmon më së miri prejardhjen tonë na e tregon historian Muhamet Rugova.

“Sipas dokumenteve, arkivave që edhe sot ruhen në muze të ndryshme të botës plisi është përdorur ndoshta 2 mijë vjet p.e.s. Edhe Zeusi që ishte zot i Olimpit, na paraqitet në fotografi dhe skulptura me plis në kokë. Edhe Akili na paraqitet me plis në kokë. Edhe Hehtori, Odiseu apo edhe Afërdita na paraqiten me plis në kokë… Plisi për ne shqiptarët ka rëndësi të veçantë pasi paraqet identiteti tonë kombëtarë dhe autoktoninë tonë në këto troje ku jetojmë”, deklaron për RTV Dukagjinin, Muhamet Rugova.

Ai thotë se përdorimi i Plisit ka qenë i domosdoshme për të gjithë meshkujt duke filluar nga mosha e hershme e djalërisë madje ata që nuk e përdornin plisin u quanin njerëz pa vlerë.

“Plisi përpara ka qenë një rekuizitë e domosdoshme për çdo mashkull presh moshës rinore deri në shkuarjen nga kjo jetë. Njeriu kur ka dalë pa plis në kokë ka qenë i turpëruar…Njeriu për të pasur dinjitet është dashur të ketë plisin në kokë”, tregon më tej Muhamet Rugova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *