Categories
Uncategorized

Rrëqeth me rrëfimin, Ervis Behari: Këngën e nënës e kam nxjerrë një javë pasi ajo kishte ndërruar jetë

Këngëtari shumë i dashur i muzikës popullore, Ervis Behari ka bërë si rrallëherë një rrëfim për karrierën e tij. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se fillimisht ka nisur të këndojë me gjyshin kur ishte i vogël.

Më pas, Ervisi u shpreh se në koncertin e tij të parë është paguar vetëm 200 mijë lekë dhe me ato lekë i ka blerë nënës një fustan. “Unë isha i vogël dhe më merrte gjyshi në ato fejesat, martesat, sebepet që kishim. Këndoja që kur isha i vogël. Ne këndojmë polifoni se unë vij nga një fshat që është midis Fierit dhe Mallaskastrës. Edhe kemi traditë muzikën polifonike, me atë jemi rritur.

Dëgjo këngën e tij në videon më poshtë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *