Në Maliq, kanë nisur punimet për hapjen e një pike tjetër ‘Rozafa’, e cila do të ndërtohet në ish-Kombinatin e Sheqerit në Maliq.
Për këtë, biznesmeni Gjergj Luca ka ndërtuar një bust në nder të drejtuesit të ish-kombinatit të Sheqerit, Nikolla Kallfës.
Sipas Lucës, ky burrë drejtoi për shumë vite Kombinatin e Sheqerit dhe vdiq në ballë të punës dhe se duhet të jetë frymëzim për qytetarët.
‘Ky burrë këtu është Nikolla Kallfa ish-drejtori i Kombinatit që ka marrë pjesë në ndërtimin e më pas drejtimin e tij. Në zgjodhëm që monumentin e parë të rikujtojmë këtë burrë të madh dhe e kemi vënë pranë flamurit kombëtar, sepse ky njeri ka ndarë gëzimin e vet, jetën e vet me njerëzit dhe ka ndërruar jetë mes të njerëzve mes punës e mes gëzimit që krijon puna. Nuk ka burrë që të përmendet në këtë zonë nga të gjithë njerëzit që unë kam takuar për shpirtin e tij për frymëzimin që ka dhënë mes njerëzve. Dhe në rrugëtimin tonë në qytetin e ri në Maliq, do ta fillojmë nëpërmjet këtij burri që ka qenë shembulli më i madh i punës i frymëzimit i jetës dhe i të vërtetës që krijon puna. Qoftë i paharruar kujtimi i këtyre burrave. Burra të tillë duhet te lindi kjo tokë! I paharruar qoftë kujtimi i Nikolla Kallfës, burrit që drejtoi për shumë vite Kombinatin e Sheqerit në Maliq, dhe ndërroi jetë në ballë të punës.’- shprehet Luca në video.