Categories
Uncategorized

Çanta në derën e Drejtorisë së Kufirit, Njësia Anti-Eksploziv e Reneas me URGJENCË në Laprakë

Një çantë dore e vendosur në derën e Drejtorisë së Kufirit në Tiranë ka “ngritur në këmbë” autoritetet.

Kane qenë punonjësit e zyrave ata të cilët të alarmuar kanë lajmëruar autoritetet se një çantë dore është e vendosur pranë Drejtorisë së Kufirit në Laprakë.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes ka shkuar edhe Njësia Anti-Eksploziv e Reneas të cilët nisën aksionin.

Ende nuk dihen më tepër detaje në lidhje me ngjarjen, ndërkohë zona aktualisht është e rrethuar nga forcat xheniere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *