Categories
Uncategorized

Shpërndahet protesta e opozitës, ish-kryeministri shoqërohet nga Liri Berisha

Protesta e opozitës është shpërndarë pas dy orësh, me fjalimin mbyllës të ish-kryeministrit Sali Berisha. Kryedemokrati i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit që të lërë të lirë Gert Shehun, personin që e qëlloi me grusht, sepse e quajti mjeran.

Ndryshe nga rruga që bëri kur shkoi në protestë dhe u qëllua me grusht, ku shoqërohej nga Ilir meta, në kthim Sali Berisha kishte në krah bashkëshorten e tij. Zonja Liri Berisha e mbante prej krahu, ndërkohë që numri i truprojave ishte dukshëm më i lartë.

“Zgjodhën një person që mund të kryejë çdo gjë. Ju, keni ardh me dhjetëra dhe qindra herë në protesta, por ju garantoj se kjo e sotmja ka qenë për secilin prej jush kryeprotesta e jetës. Ne mbetemi të pamposhtur.

Të frymëzuar që të gjithë nga ky akt guximi e idealizmi, të vazhdojmë betejën tonë kundër armikut më të egër pas Enver Hoxhës, që shqiptarët kanë pasur.

Atë që po bën Edi Rama me shqiptarët, nuk e bën sot asnjë udhëheqës në botë. Ndaj dhe ne jemi misionarë të shpëtimit të kombit tonë, nga kjo monstër që nuk njeh parim, moral, ligj, përveçse derdh mbi shqiptarët urrejtje. Beteja të mëdha na presin”, tha ndër të tjera Sali Berisha, nga shkallët e selisë së PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *