Një autobus i mbushur plot me udhëtarë, po ecte normalisht deri kur papritur moti fillon të turbullohet. Nis një shi i vrullshëm plot me turbullime, erëra të forta dhe vetëtima. Shoferi vuri re se vetëtimat për pak sa nuk po godisnin autobusin. Afroheshin shumë pranë dhe më pas largoheshin. Erdhi një moment
sa shoferi nuk po mundte të ecte dot më, ndali autobusin dhe iu drejtua pasagjerëve: Më dëgjoni me kujdes! Siç e keni vënë re, këtu midis nesh ndodhet një person të cilin Ëngjëlli i shpirtit po e kërkon medoemos. Kam frikë se për shkak të këtij personi, po rrezikohemi të gjithë. Propozoj që secili nga ne të
dalë nga autobusi dhe të prekë atë pemën përballë. Personin të cilin po e kërkon ëngjëlli i shpirtit, do ta godasë rrufeja ndërkohë që të tjerët shpëtojnë. Kjo është zgjidhja e vetme për të shpëtuar nga ky tmerr dhe panik në të cilin ndodhemi. Të gjithë kishin frikë por në fund pranuan. Personi i parë doli shoferi dhe
u nis drejt pemës. Zemra i rrihte fort sa më shumë afrohej drejt pemës. Kur po ndodhej vetëm një hap larg pemës, duart po i dridheshin dhe fryma gati po i merrej. Mbylli sytë dhe i frikësuar deri në palcë e preku pemën. Për fat të mirë, nuk i ndodhi gjë, me sa duket, nuk ishte ky personi të cilin ëngjëlli i shpirtit
po e kërkonte. Kështu me radhë doli pasagjeri i parë, i dytë dhe deri tek i parafundit. Që të gjithë shpëtuan. Tashmë kishte mbetur vetëm njëri i strukur në fund të autobusit. Të gjithë të tjerët po e shikonin me inat dhe po i thonin: Çfarë ke bërë kështu more delenxhi që na rrezikove jetën të gjithëve?
E nxorën me zor nga autobusi pasi pasagjeri i fundit nuk donte të dilte nga frika. Në mendje i vinin familjarët dhe imagjinonte të qarat e tyre në funeralin e tij. Më në fund, iu afrua pemës dhe e preku me sy mbyllur. Menjëherë u dëgjua një bubullimë e fortë shoqëruar me një vetëtimë verbuese. Kthehu
kokën i tmerruar dhe pa autobusin të përfshirë nga flakët. Rrufeja kishte rënë në autobus duke i marë jetën të gjithë pasagjerëve të tjerë. Siç mund edhe të kuptojmë, ky person të cilin e akuzonin të gjithë, ishte shkaku i vetëm që rrufeja nuk po godiste autobusin. Ora për të dhënë shpirt u kishte ardhë të
gjithëve, përveç këtij. Mësimi: Shpesh na ndodh që arritjet dhe sukseset tona ia faturojmë vetëm vetës sonë, duke harruar të gjithë ata që na kanë qëndruar pranë dhe na kanë ndihmuar në këtë proces. Po ashtu, na ndodh që të fajësojmë të tjerët përreth nesh për shkak të dështimeve, vuajtjeve dhe
vështirësive që po kalojmë, ndërkohë që përgjegjësia bie mbi neve. Kurrë mos paragjyko dhe nënvlerëso askënd, sepse ai mund të jetë i dashur tek Zoti dhe për hir të tij, të vijnë bekimet edhe ty. Miq, nëse më lejoni, po e mbyll këtë tregim duke ju dhënë një këshillë për njerëzit e moshuar që i kemi në familjet
tona: Të moshuarin lëre të flasë, sepse në të shkuarën e tij ka shumë të vërteta. Lëre të shkojë me miqtë e të tij të vjetër, sepse me ta ai e ndjen veten të rilindur. Lëre të tregojë historitë edhe pse të ripërsëritura, sepse ai ka nevojë të ndjejë vëmendjen dhe shoqërinë tënde. Lëre të jetojë mes gjërave që
ka dashur, sepse në këtë mënyrë ai e ndjen veten të përjashtuar nga gjithçka, edhe nga vetë jeta e tij. Lëre të hipë në makinën e familjes kur shkoni me pushime sepse vitin tjetër do të pendoheni nëse ai nuk jeton më. Lëreni të plaket me të njëjtën dashuri e durim që keni me fëmijët tuaj. Duajini, respektojini
dhe faluni dashuri të moshuarve! Tani për ju qershia mbi tortë miq, Hasani tregon: U shtrime ne krevat per te fjetur, por spo me zinte gjumi per qamet. “Hasan cfare ke?”, me tha gruaja. “Cfare skam thuaj, neser kemi per ti kthyer borxhin Hysenit qe i morem para nje viti. Lek skam, cfare ti them neser une atij?
Apo se kemi edhe komshi ngjitur, do me prese para deres qe ne mengjes”, i thashe. “Mire”, tha gruaja dhe u ngrit e doli ne dritare. Ajo thiri: Hysen, ooo Hysen! Urdhero, tha Hyseni. Gruaja vijoi duke e pyetur: Hysen me fal qe te shqetesoj, por neser kemi per te te kthyer borxhin? Po neser, u pergjigj
Hyseni. Gruaja tha: Epo do na presesh dhe ca se nuk kemi lek. Ta them qe sonte se nuk po e ze gjumi Hasanin. “Mir, mir”, hungeriu Hyseni si neper dhembe. Hajt naten e mire i tha gruaja Hysenit dhe pastaj mbylli dritaren, u shtri ne shtrat dhe me tha mua: Hasan fli gjum ti, se rri Hyseni pa gjume tani.