Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se një politikan shqiptar ka një pasuri me vlerë rreth 100 milion dollarë (70 milion paund) pasuri në shtetin anglez.
I ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Hoxha tha se disa gazetarë britanikë janë duke hetuar lidhur me pasurinë e dyshimtë të një shqiptari, me origjinë nga veriu, i cili zotëron rreth 51 tituj pronësie në Angli. Sipas burimeve të gazetarit Hoxha, pas shqiptarit fshihet një politikan i njohur shqiptar.
Gazetari shtoi se e gjithë kjo pasuri është vënë nëpërmjet bursës së arit në vitet 2002-2003, dhe anglezëve u rezulton se ky është ar i ardhur nga Shqipëria, për të cilat gazetari Hoxha hodhi dyshime dhe artikuloi për floririn e tunelit të Krrabës, të vjedhur vite më parë në Shqipëri.