Muharrem Abazaj – Një ndër deryrat thmelore të albanologjisë ka qenë sqarimi i kuptimit të etnonimit alban/ arbër të kombit tone. Shumë studjues kanë dhënë mendimet e tyre, por asnjeri prej tyre nuk ka arritur në një përfundim të gjithpranueshëm.
Emri arbër për herë të parë është përmendur me trajtën alban nga Ptolemeu i Aleksandrisë në shek II e.s. Me këtë emër ai lidh një fis ilir i cili shtrihej në një trevë të Shqipërisë të mesme midis Durrësit Tiranës, Lezhës dhe Dibrës me kryeqendër Albanopolis.
Mirpo pas daljes së tij, ky emër nuk shfaqet më në dokumentet historike për më se 2000 vjet. Ai rishfaqet përsëri në shek.XII –XIII. Këtë rishfaqje e vëmë re tek autorët e veprave letrare në gjuhën shqipe të kësaj periudhe të cilët vendin tonë e quajnë Arbënë, popullin arbënesh dhe gjuhën e tij arbëneshe. Një mungesë e këtij emërtimi për një periudhë kaq të gjatë kohore u bë shkas që mjaft studjues të huaj si Eras Vranus, Bariç etj.të shfaqnin mendimin se ky kontinuitet, kjo vazhdimësi, nuk ka ndonjë domethënie, sepse shqiptarët nuk kanë mundur të trashëgojnë këtë emër prej banorëve të vjetër ilirjanë në atdheun e tyre të ri. Ata kanë qënë të mendimit se ilirët këtë emër e kanë trashëguar prej popullsisë së lashtë “joindoevropiane”.
Mungesa e këtij emri në këtë periudhë lidhet me shumë faktorë, por arsyeja më kryesore e paraqitjes së vonë të emrit Arbëri, ka qenë praktika administrative, kancelareske e kishtare e shtetit bizantin ka përdorur emërtime të traditës antike,si: Iliri, Epir, Maqedoni etj. Shkrimtarët e vjetër shqiptarë e të huaj emërtimiet Epir e epirot i kanë përdorur si sinonime të emrave Arbëri e arbën. Maqedonia është përdorur si emër më i vjetër dhe Arbëria si emër mesjetar, duke u konsideruar si dy emra sinonime.
Emri arban dhe arbëresh jo vetëm që ka ekzistuar pa ndërprerje, por ai ka patur një shtrirje edhe më të gjerë. Kështu një fshat në jugëlindje të Tiranës quhet Arbana, një fshat tjetër në perëndim të Liqenit të Shkodrës mban emrin Arbnesh. Në pjesën Jugore të vendit disa krahina të ndryshme të trevës malore të Labërisë midis qyteteve të Vlorës dhe Gjirokastrës e Delvinës quhen Arbër e Arbëri dhe banorët arbëreshë e arbërorë. Gjithashtu ky emër del edhe në disa vise të tjera të Shqipërisë me trajta të ndryshme ( arbën, arbër, arbënesh, arbëresh, arbnuer arbëror), emërtim i cili përdoret në popull me një kuptim etnik, për të shënuar shqiptarin në dallim nga aromuni apo nga ndonjë antar i ndonjë popullsie ballkanike. Studjuesi Ludvig Jeriçek i cili ka bërë studime të gjera për këtë çështje, citon disa burime në latinisht, sidomos në burimet kishëtare, në të cilat vendi quhet arbanum, populli arbanenses, prej nga rrjedh italishtja, ( në literate raguzes 1320, albanese). Mbështetur në këto të dhëna Jirecek arrin në përfundimin: se “ në Arbanum perfshiheshin gjithë vendet prej Alpeve shqiptare midis lumenjve Lim e Drin e gjer te malet në jug të Elbasanit”. Mbështetur në aktet raguziane te vitit1386, në veri shtrihej deri në Sergius ( sot Shrtiq në grykë të Bunës) në dokumenta të vitit 1419 përfshin Tivarin, në të vitit 1413, përfshin Lushtricën. Një përshkrim rreth vitit 1570, Arbër quhet vendi prej Uqinit gjer ne Vlorë, në malet e Himares. Dihet se edhe vendi i Kotorrit u quajt Albani venetjane. Në kohen e Napoleonit quhej si Albania franceze, para 1448 si Albania austriake.
Ndër arsyet kryesore të shndërrimi të këtij emri të fisit të albanëvë, arbanëve në një emblemë të përbashkët edhe për fise të tjera në territoret ilire, është kundërshtimi i pandalur ndaj invadorëve sllavë që filluan të depërtojnë në Ballkan qysh nga shek.VII.e.s. Ky rrezik forcoi ndjenjën e solidarsisë etnike ndër fise të ndryshme ilire dhe si rrjedhim u arrit edhe pranimi i një emëri të përbashkët, për t’u paraqitur si një fuqi e bashkuar