Balerina shqiptare e cila po na bën krenarë në Itali, Klaudia Pepa, së fundmi është nderuar me çmimin e rëndësishëm.
Përmes një postimi në “Instagram”, Klaudia ka bërë me dije se ka fituar një çmin në “Festivalin e Filmit më të Mirë Ndërkombëtar” në Rumani, për rolin e saj në “Lights Off”, i cili po transmetohet në “Rai Cinema”.
Ajo është nderuar me çmimin “Best Actress Honorable Mention”.
“Nuk mund ta kuptoni lumturinë time! Për hapat e mi të parë si aktore kjo është një kënaqësi e madhe.
Faleminderit Best International Film Festival ( Rumani) për këtë çmim. Puna shpërblehet gjithmonë”, ka shkruar Pepa.
https://www.instagram.com/klaudiapepa/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a658089a-3786-4253-a357-67f97fd25ce1