Categories
Uncategorized

Dokumenti 1992 / Si do u çonte Berisha italianëve ujë dhe gaz me tuba nën det?

Ideja e furnizimit me ujë të Italisë nga Shqipëria bashkë me gazin natyror rezulton të jetë më hershme se sa debati i ditëve të sotme.

Italia ka iniciuar një projektligj që në vitet 1991-1992 për t’u furnizuar me ujë dhe gaz natyror nga vendi ynë. Sipas projektligjit, të publikuar nga mediat italiane ditën e sotme rezultojnë të ketë pasur bisedime konkrete midis dy vendeve dhe konkretisht me ministrinë shqiptare të Industrisë dhe Ndërtimit, periudhë në të cilën qeveriste presidenti i asaj kohe Sali Berisha, shkruan energiaoltre.it.

Një nga iniciuesit kryesorë të projektligjit 1991-1992 ka qenë deputeti italian Damiano Poti, babai i Marco Potit, kryetarit aktual të Melendugnos, i cili ka dalë hapur kundër projektit TAP.

“Unë kam pasur shumë kontakte me Ministrinë e Industrisë së Ndërtimit nga pala shqiptare, për kryerjen e një studimi fizibiliteti teknik dhe ekonomik për ngritje e një ujësjellësi nënujor me jugun e Shqipërisë dhe rajonin e Pulias. Gjithashtu, sigurova nga autoritetet kompetente shqiptare për të kryer studime kërkimore në tokën shqiptare dhe bashkëpunimin e drejtpërdrejtë të autoriteteve të tyre lokale”, shprehet tekstualisht në projektligj ideatori kryesor i furnizimit me ujë dhe gaz të Italisë, Damiano Poti.

Por, idesë së Potit, po i jep sërish jetë guvernatori i Pulias Michele Emiliano. Emiliano e hodhi në tryezë këtë ide, në një takim informal me kryeministrin Rama dhe ish-liderin e Britanisë së Madhe Tony Blair, duke u shprehur se Italia ka nevojë të furnizohet me ujë, pasi shqiptarët nuk kanë ç’të bëjnë me të.

“Uji dhe gazi do të na vijnë nëpërmjet detit nga Shqipëria në Pulia”, kjo është deklarata e guvernatorit të Pulias Michele Emiliano gjatë konferencës “Nga qymyri në Paris” të mbajtur të premten më 17 nëntor në Caserta. Ai propozoi ndërtimin e një rrjeti që transportonte ujë nga Shqipëria në Pulia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *