Categories
Uncategorized

“Dogjën” Londrën me makina 120 mijë paund, Kreshnik Spahiu për shqiptarët e Anglisë: Nuk është krenari Lamborghini, por…

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka thënë se parada e shqiptarëve për ditën e Pavarësisë, nuk duhej bërë me makina luksoze si Lamborghini, pasi sipas tij kjo nuk është krenari.

Ai tha krenari është shpalosja e traditave dhe e kulturës së vendit.5htyp hapësiren rek’lamuese më poshtë dhe lexoni lajmin e plotë

“Është totalisht e papranueshme, një komb që ka nevojë për emigracion, një popull i cili ka nevojë të punësohet, sepse është në luftë për të mbijetuar dhe të ekzistencës për bukë, ku shkojnë me gomone për të mbijetuar, të bëjnë atë demonstrim në ditën e pavarësisë, me makina luksoze, Lamborghini, Ferrari, Mercedes. Unë kam marrë pjesë në disa parada të kombeve dhe nacionaliteteve të ndryshme, të cilat reralizojnë aty ku punojnë dhe jetojnë. Unë kam pasur edhe fatin të organizoj paradë në SHBA.5htyp hapësiren rek’lamuese më poshtë dhe lexoni lajmin e plotë

Kam parë dhe kam adoptuar modelet e irlandezëve në SHBA, të skocezëve, italianëve, të cilët rreshtohen për të demonstruar zakonet e tyre, traditat e tyre, kulturëne tyre, folklorin e tyre, veshjet e tyre popullore. Nuk është krenari Lamborghini. Krenari është tradita, është kultura. Ku janë zakonet e shqiptarëve, ku është folku shqiptar, ku është kultura dhe tradita shqiptare, ku janë veshjet popullore të cilat mbrohen nga UNESCO”, tha ai për “Euronews”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *