Categories
Uncategorized

Në Këtë Foto Ka Diçka Që Nuk Shkon? Vetëm 1 Në 3 Njerëz E Gjejnë..!

Në këtë foto ka diçka që nuk shkon? Vetëm 1 në 3 njerëz e gjejnë..!

Iluzionet optike janë të destinuara që të na konfuzojnë dhe të na shkëputin nga realiteti. Kështu, ju ndoshta nuk mund të dyshoni për
dikë që ka rrudha në pamje të parë, apo të shihni se kur shtohet e hiqet një qen në një foto të ngjashme. Për të kuptuar se për çfarë
bëhet fjalë, ndiqini fotografitë në vazhdim.

Categories
Uncategorized

PopuII I Dashur: A Jeni I Kënaqur Me Punën E EIvis Nacit Gjatë Vitit 2023? Votoni OnIine Po-Jo

PopuII i dashur: A jeni i kënaqur me punën e EIvis Nacit? votoni onIine Po-Jo
PopuII i dashur: A jeni i kënaqur me punën e EIvis Nacit? votoni onIine Po-Jo
Hoxhë Elvis Naçi (i lindur më 7 prill 1977 në Tiranë) është një teolog dhe imam Shqiptar. Ai është kreu i Bashkësisë
Islame të Shqipërisë, që vepron në Xhaminë e Tabakëve në Tiranë dhe themelues dhe president i Fondacionit
Kulturor Jo-fitimprurës Firdeus.

Naçi vepron në mënyrë aktive në një faqe Facebooku me mbi 834,202 abonentë-ndjekës (24 Mars 2020) dhe
rregullisht vendos videot e hytbes në kanalin e tij në YouTube, i cili ka më shumë se 215,552 abonentë (24 Mars
2020). Për shkak të popullaritetit të tij të madh në mesin e myslimanëve të Shqipërisë, por edhe me shqiptarët e
tjerë myslimanë, ai u bë i njohur në nivel kombëtar dhe u ftua rregullisht në emisionet shqiptare.

Categories
Uncategorized

Luks apo veshje të lira? Mësoni se çfarë shpenzojnë më tepër shqiptarët

Edhe gjatë vitit 2022, shqiptarët kanë vijuar të vishen me stil, por me marka veshjesh “cheap”. Dy vjet pas pandemisë Covid-19, në Shqipëri shpenzohet më tepër për veshje të markave që ofrojnë çmime ekonomike dhe komode në stil sesa ato të luksit.
Operatorët e tregtimit të veshjeve pohojnë se arsyeja kryesore janë të ardhurat e ulëta për të përballuar financiarisht veshje të shtrenjta.
Në anën tjetër, ndonëse në Shqipëri prurjet ekskluzive të shumë markave luksoze, por edhe të atyre medium high mbeten të kufizuara, kërkesa nga të pasurit për veshjet firmato të tregtuara në Tiranë është rritur.

Ekspertë të tregut rekomandojnë se është e domosdoshme që shteti të ndërhyjë për ofrimin e garancive për funksionimin e tregtisë së markave, siç është kufizimi i produkteve të falsifikuara, me qëllim thithjen e sa më shumë prej tyre. Ndërsa tregu i vogël vlerësohet si ndër arsyet kryesore për moszgjerimin e dyqaneve të veshjeve të shtrenjta.
Të pasurit nuk kanë ndalur edhe stilimet e veshjeve nga stilistët më në zë të kryeqytetit. Por “mania” për t’u shfaqur në “Instagram” me larmi veshjesh të bukura dhe plot sharm po dëmton biznesin klasik të atelieve.
Kriza e shtëpive më të mëdha të modës në Francë dhe Milano po ndihet edhe në Shqipëri. Stilistët shqiptarë janë duke përgatitur sfilatat për lançimin e linjave të veshjeve “alta moda”, por që do të ofrohen me qira, për shkak të fluksit të lartë të kërkesës dhe për të mos rrezikuar falimentimin.
Pse është rritur kërkesa për veshjet e markave ekonomike
Në vitin 2021, ndër shumë marka të veshjeve me çmime ekonomike dhe stil bashkëkohor, për shqiptarët më të preferuarat ishin ato të markës “LC WAIKIKI”, “Zara” dhe disa marka që tregtohen nga kompania “Fashion Group Albania”.
Sipas të dhënave të bilancit, të ardhurat e kompanisë “LC WAIKIKI Retail AL Sh.p.k.” në vitin 2021 arritën në 4,6 miliardë lekë, rreth 37% më shumë se në 2020.
Në vitin 2021, të ardhurat e kompanisë “ITX Albania” (që përfshin dyqanet e veshjeve si: “Zara”, “Bershka”, “Pull & Bear”, “Stradivarius”, “Massimo Dutti” dhe “Zara Home”) ishin 4,5 miliardë lekë, me rritje 36% në raport me vitin pasardhës, sipas të dhënave të tatimeve (kompania nuk ka dorëzuar bilanc).
Të ardhurat ishin në rritje në vitin 2021 edhe për kompanitë “In Sport”, që është e treta më e madhe në vend, me 25%, në 1.5 miliardë lekë.
Kërkesa ka qenë e lartë edhe për veshjet e tregtuara të markave, si “Aldo”, “High Spirits”, “Hoss Intropia”, “Okaidi & Obaibi”, “Pedro Del Hierro”, “Mango”, “Geox”, “Springfield”, “Cortefiel”, “Women Secret”, “Carpisa”, “Parfois” dhe “Prenatal” të “Fashion Group Albania”. Të ardhurat e kompanisë në vitin 2021 u rritën rreth 26% në krahasim me në 2020-n, në 919 milionë lekë.

Së shpejti, në TEG nga Balfin Group do të hyjnë në tregun shqiptar edhe veshjet e markës H&M. H&M është shitësi i dytë më i madh ndërkombëtar i veshjeve, pas Inditex, kompania mëmë e Zara. Të dyja markat, H&M dhe Zara, janë sjellë në Shqipëri nga Balfin Group.
Mehmet Memo, menaxher për Shqipërinë i kompanisë “LC WAIKIKI Retail AL Sh.p.k” tha për “Monitor” se edhe pse çmimet në të gjithë tregun janë rritur, tendenca për veshje vazhdon me ritme të larta.
“Si pasojë e rritjeve të kostove, transportit, lëndët e para dhe kostot e punës, tregu i veshjeve këtë vit nuk mundi t’i shpëtojë rritjes së çmimit të shitjes.
Me gjithë rritjen e çmimeve rreth 10%, tendenca e shitjeve në krahasim me vitin 2021 është e qëndrueshme, në të njëjtat nivele me sasitë e shitura, ndërsa në vlerë rreth 10% më shumë se viti 2021.
Megjithatë, 2021 pati ecuri shumë të mirë, pasi ishte viti pas pandemisë, dhe u karakterizua nga një kërkesë e akumuluar dhe rritje të turistëve”.
Në segmentin ku operon kompania “LC WAIKIKI Retail”, ku fokusi dhe target grupi kryesor është familja, sipas z. Memo, shitjet më të larta janë për fëmijët, ndjekur nga meshkujt dhe më pas femrat, duke qenë se konkurrenca në kategorinë e femrave është më e lartë.
Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”, që tregton veshjet e markës luksoze “Boggi Milano”, pohon se edhe pse në Shqipëri ekziston prirja për t’u veshur me veshje të shtrenjta, të ardhurat e ulëta mundësojnë më tepër kërkesën për veshje me çmime ekonomike.
“Shqiptarët kanë shumë shije dhe që herët kanë pasur dhe vijojnë të kenë ndikim perëndimor. Pra na pëlqen e bukura, e duam të bukurën dhe kërkojmë elegancë apo stilin në mënyrën sesi vishemi.
Kjo nuk ndodh vetëm në industrinë e fashion-it, por edhe sektorë të tjerë, si të ushqimit, pijeve etj. Shqiptarët kryesisht shpenzojnë shumë për veshje dhe kjo është tepër pozitive, sepse është një mënyrë për të treguar identitetin e tyre dhe për të shprehur elegancë.
Kanë prirje për veshje luksi, por situata ekonomike nuk ndihmon, sidomos edhe pas pandemisë, prandaj mendoj që më shumë shpenzojnë tek veshjet ekonomike”.
Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2021, paga mujore mesatare në Shqipëri ishte 436 euro. Ky është niveli më i ulët i pagave, krahasuar me vendet e rajonit.
Paga mesatare në Kosovë në vitin 2021, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) ishte 477 euro; në Maqedoninë e Veriut, 685 euro; në Bosnjë-Hercegovinë, 770 euro; në Serbi, 775 euro dhe në Malin e Zi, 780 euro në muaj, ku është niveli më i lartë për pagat e rajonit.
Në vitin 2021, sipas të dhënave të Eurostat, në shtete europiane, si: në Itali, paga mesatare ishte 2,500 euro; në Greqi 1,500 euro, Gjermani 4,000 euro; në Francë, 3,100 euro dhe në Angli, 3,390 euro.
Në Shqipëri, çmimet e ushqimeve afrohen me mesataren e Europës. Eurostat përllogariti se çmimet e artikujve ushqimorë në Shqipëri ishin sa 83.4% e mesatares së BE-së dhe gjithashtu, niveli më i lartë në rajon.
Ecuria vërtetohet edhe me konsumin e brendshëm, kur 42% e shpenzimeve të përgjithshme mujore të shportës së mallrave shkojnë për blerjen e ushqimeve, niveli më i lartë në rajon (në shtetet e tjera arrin maksimumi në 35% në Kosovë) dhe BE (ku vetëm 13% e shpenzimeve totale shkojnë për ushqime).
Por Shqipëria është më e shtrenjta në rajon edhe për veshjet. Çmimet e tyre i afrohen mesatares së BE-së.

Sa po shiten veshjet e luksit
Në disa nga zonat komerciale më të njohura në Tiranë, si: “Arena”, “Coin” apo “Europian Trade Center” (ETC) janë shtuar dyqanet që tregtojnë veshjet firmato.
Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”, që tregton veshjet e markës luksoze italiane “Boggi Milano”, pohon se kërkesa për këtë sektor ka qenë në rritje.
“‘Trendi i kërkesës ka qenë në rritje në vitin 2022 dhe presim që edhe 2023-shi të jetë i lartë. “Boggi Milano” ka klientelën bazë besnike, por gjithashtu çdo muaj kemi klientë të rinj që kthehen në klientë besnikë shumë shpejt.
Eleganca italiane e markës është një formulë që ka funksionuar gjithmonë në tregun shqiptar. Mendoj që jetojmë në një epokë luksoze dhe kemi informacion të shpejtë për trendet e reja, ku kryesisht lançohen nga marka luksoze.
Kërkesa për veshje luksoze do të ketë gjithmonë dhe sidomos pranë periudhës festive, të gjithë kanë predispozitë të shpenzojnë pak më shumë dhe t’i bëjnë qejfin vetes, apo të afërmeve gjatë festave”.
Znj. Xhabafti shton se këtë vit, ndryshim çmimi ka pasur më shumë te markat luksoze, ndërsa te markat mesatare, ka qenë një ndryshim minimal, ku kompanitë kryesisht kanë sakrifikuar marzhet e veta për të mos reflektuar ngritje çmimi te klientët.
Pse mungojnë shumë marka luksoze veshjesh në Shqipëri
Ekspertë të tregtimit të veshjeve nënvizojnë se tregu i vogël i Shqipërisë dhe informaliteti te falsifikimi i markave janë arsyet kryesore që disa marka të njohura ndërkombëtare nuk vijojnë në vendin tonë. Shumë shqiptarë i blejnë veshjet firmato jashtë për shkak të garancisë së markës.
Era Xhabafti thekson se numri i ulët i individëve me të ardhura të larta e ka bërë të vështirë zgjerimin e këtij tregu. Markat e luksit janë në kulmin e lulëzimit në mbarë botën. Jetojmë në epokën e luksit, sepse edhe informacioni që kemi për të bukurën përthithet shpejt, sidomos nga rrjetet sociale sot.
Marka si “Channel”, “Dior”, “Louis Vuitton”, pas pandemisë dhe luftës Rusi-Ukrainë, kanë rritur çmimet në mënyrë progresive, por kjo nuk ka ndikuar te target grupi i tyre, gjithashtu ka rritje të madhe të blerësve të parë të markave. Sigurisht, segmenti që ata targetojnë nuk preket lehtë nga kriza.
Shqipëria ka plot mundësi për të pasur marka të tilla, por, sipas ekspertëve, duhen të plotësohen disa kritere dhe standarde që markat të funksionojnë. Së pari kemi mungesën e një rruge të mirëfilltë tregtare me standarde europiane.
Tregu për marka luksoze ekziston edhe në Shqipëri, por situata ekonomike, pagat mesatare duhet të kenë një trend rritje, që edhe këto dyqane të funksionojnë mirë”.
20 markat firmato më të kërkuara në botë
Sipas renditjes të “The Lyst Index”, për markat dhe produktet më të njohura të markave të shtrenjta të modës, Guçi ruan vendin numër një për të dytin tremujor radhazi, ndërsa më pas pozicionohen markat, si: Prada, Valentino, Balenciaga, Miu Miu, Dior, Fendi, Diesel, Louis Vuitton dhe Versace.
Në listën me 20 kompanitë më të kërkuara të markave luksoze të veshjeve, në 10-en e dytë për 3-mujorin e tretë 2022 u pozicionuan markat, si: Bottega Veneta, Dolce & Gabbana, Saint Laurent, Loewe, Nike, Jacquemus, Moncler, Adidas, Burberry dhe e fundit u rendi Off-White.
“Lyst Index është një renditje tremujore e markave dhe produkteve më të njohura të modës. Lyst është një kompani e teknologjisë së modës dhe një aplikacion blerjesh premium, i përdorur nga më shumë se 200 milionë njerëz çdo vit për të shfletuar, për të zbuluar dhe për të blerë artikuj nga markat dhe dyqanet.
Formula për renditjen e shitjeve të markave të luksit, merr parasysh edhe sjelljen e blerësit të Lyst, duke përfshirë kërkimet brenda dhe jashtë platformës, shikimet e produkteve dhe shitjet.

Për të gjurmuar kërkesën për markën, formula përfshin gjithashtu përmendjet e mediave sociale, statistikat e aktivitetit dhe angazhimit në mbarë botën, në një periudhë 3- mujore.
Për 3-mujorin e tretë 2022 rezulton se kërkimet për Prada u rritën 44% në raport me periudhën paraardhëse, duke e çuar markën në pozicionin e dytë dhe vendosjen e saj më të lartë ndonjëherë në Indeks, falë kërkesës solide për aksesorët, najloni dhe syzet e diellit gjatë verës. Marka simotër Miu Miu u ngjit me dy vende, duke u renditur në vendin e pestë.
Në shtator, shfaqjet e mëdha dhe pjesëmarrja e disa personazheve të famshëm në javën e modës në Milano dhanë rezultate shpërthyese në shitjet e veshjeve firmato. Paris Hilton eci në pistën e Versace, duke shkaktuar një rritje prej 2000% në kërkimet për markën. Dolce & Gabbana ngjitet me tre vende në renditje, pas angazhimit të Kim Kardashian si kuratore e koleksionit dhe ambasadore e markës.
Bottega Veneta u rrit deri në gjashtë pozicione krahasuar me 3-mujorin e dytë ku ishte pozicionuar në vendin e 17, për shkak të kërkesës së lartë për çantën luksoze Kalimero nga koleksioni i stilistit Matthieu Blazy.
Ndërsa ndarja e dasmës në Istagram të stilistit të markës Jacquemus afroi pozicionimin nga vendi i 20-të në 3 mujorin e dytë, në vend të 16 për indeksin e ri.
Këpucët e sheshta (balerina) të markës Miu Miu janë produkti më i nxehtë i tremujorit, me një rritje prej 1100% në kërkime. Të veshura nga modelet Bella Hadid, Sydney Sweeney dhe Rosalia, këto këpucë janë kthyer në këpucët më të shitura pas pandemisë.
Adidas Samba është e vetmja atlete që hyn në listën e produkteve më të kërkuara. Syzet e diellit mbështjellëse të Balenciaga janë produkti hero pas trendit më të madh të syzeve të sezonit, me blerësit që kërkojnë nuancat sportive dhe rave.
Stili i syzeve ovale të markës Balenciaga janë më të kërkuarat sipas “Lyst Index”, por blerësit shohin gjithashtu edhe stile të ngjashme në formë të markave Bottega Veneta dhe Versace. /Monitor.al/

Categories
Uncategorized

Artistët durrsakë e gjejnë suksesin përtej Adriatikut

Nga Gëzim Kabashi

Tre javë më parë në një nga sheshet qendrore të Novarës është hapur një ekspozitë skulpture që ka tërhequr interesin e artdashësve vendas dhe të huaj.
Skulptori shqiptar Ilirjan Xhixha, i cili banon prej dy dekadash në qytetin e Italisë veriore, ka instaluar në të katër anët e sheshit skulptura në material prej çeliku inoxidabël, një teknikë që artisti e përdor prej kohësh.
Ekspozita në “Piazza dei Martiri’ është kthyer në një burim krenarie për komunitetin shqiptar të Novarës, shumë prej të cilëve e njohin personalisht artistin durrsak dhe bashkëshorten e tij.
“Ne i njohim nga afër bashkëshortët artistë Ilirjanin dhe Ilirën,” tha Kujtimi, me origjinë nga Durrësi dhe banim në Novara.
Agroni, një tjetër bashkëatdhetar, ishte veçantërisht i emocionuar për një nga skulpturat që i dedikohet poezisë Gjuha Shqype e At Gjergj Fishtës.
“Çdo fundjavë mblidhemi në shesh me shqiptarë të tjerë dhe i gëzohemi suksesit të tyre,” tha ai. “Na kënaqin ngjyrat kuq e zi të flamurit kombëtar,” shtoi Agroni.
Kuratori i ekspozitës Edoardo Di Mauro shkruan se skuptori Ilirjan Xhixha “realizon instalacione tredimensionale, disa herë njëfaqëshe, në çelik inoks të dimensioneve të gjera, të gërshetuara dhe të goditura nga lëvizje pëshpëritëse, ose të mbërritura nga një burim misterioz energjie, në një alternim të zgjuar dhe në një ekuilibër mes rregullit dhe parregullsisë”.
I lindur në Durrës në vitin 1964, Ilirjan Xhixha ka studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe gjithashtu është diplomuar për skulpturë dhe pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura në Brera. Edhe vëllai i tij Helidon Xhixha është një alumn i Breras dhe skultor i njohur. 52-vjeçari që jeton në Milano ka ekspozuar thuajse në të gjitha qytetet kryesore e italisë .

Ngjashëm me Xhixhat edhe skulptori Alfred Kedhi ka studiuar në Akademinë e Breras, pranë Milanos.
“Nuk ishte e lehtë, por ndoshta përbënte një shtysë të mësonin në të njejtën akademi ku në vitin 1938 ishte regjistruar një durrsak tjetër i madh me famë evropiane, piktori Ibrahim Kodra,” tha Kedhi.
Artisti nga Durrësi është bashkëthemelues i studios “ArtMonumental”. Ai është vazhdimisht në kërkim të rrugëve të reja artistike, duke ruajtur një bashkëpunim të veçantë me artistët bashkëmoshatarë durrsakë dhe shqiptarë në përgjithësi.
Në pjesën jugore të gadishullit Apenin, në Corato të Puglias punon skulptori tjetër durrsak, Edmond Lalla. Mondi nuk ka hequr dorë nga figurat e rëndësishme të prelatëve katolikë, një prej të cilave dallon ajo e Papa Karol Wojtila, Papa nga Polonia.
Në grupin e artistëve durrsakë, mjaft të njohur në Itali, bëjnë pjesë edhe një grup piktorësh që bashkëpunojnë me njeri-tjetrin.
Tre prej tyre, që punojnë dhe jetojnë në qytete të ndryshme të Italisë, janë bërë bashkë gjashtë muaj më parë si pjesë e projektit “Arti mural dhe mali”.
Piktorët Albert Dedja nga Shijaku, Kujtim Turkeshi nga Durrësi e Armand Xhomo nga Fieri, kanë realizuar disa murale në banesat e qytezës Castello Tesino në Trentino.
Migracioni i fillimshekullit të kaluar nga kjo zonë alpine e Italisë drejt vendeve të ndryshme të botës e ka bërë më të lehtë zgjedhjen e temës së murales nga ana e piktorit Albert Dedja.
“Tema e punës sime “Nënat” me lartësi 9 metra dhe gjërësi 4 metra u frymëzua nga historia e migrimit,” tha artisti shqiptar.
“Njëlloj si banorët e Castello Tesino edhe unë që kam përjetuar një histori të ngjashme dhe desha të krijoj një lidhje mes përvojave dhe ndjesive,” shtoi ai.
Sipas Dedjes, veç kujtimeve kur largohesh lihen pas edhe nënat, shumë nëna, të cilat mbeten në banesat e hershme dhe që mbajnë të gjalla rrënjët ku rrjedh limfa dhe lidhjet e jetës.

Banorët e Castel Tesinos kanë ndjekur nga afër punën e artistëve shqiptarë, të cilët në ditën e parë kanë ndihmuar njeri-tjetrin për të hedhur në mur temat e vizatimevet të tyre.
Kujtim Turkeshi nga Durrësi, ka realizuar një vepër me sipërfaqe muraleje prej afro 20 metra katrorë. Ai ka preferuar që ti sjellë elementet e vendit të tij përmes ngjyrave kuq e zi, duke ruajtur simbolin e migracionit të zonës së Trentino-Alto Adiges.
Kthimi në familje si moment feste , kostumet tradicionale dhe shamia e qëndisur me të bardhë para nisjes, përbëjnë edhe simbolet e migrimit dhe të historisë së zonës ne Trentino.

Piktori Kujtim Turkeshi thotë se nismat për realizimin e pikturave muraleve janë një mënyrë e mirë për të nxitur turizmin edhe në Shqipëri, por realizimi i tyre kërkon njerëz mendjehapur dhe pa paragjykime.

Categories
Uncategorized

Amerikanët shkrʋajnë për shqiptarët: Ja çfarë dσ të thσtë të jesh shqiptar…

Faqja e mirënjσhʋr në të gjithë bσtën “BʋzzFeed” i ka kʋshtʋar shqipërisë dhe shqiptarëve një artikʋll shʋmë interesant, mbi veset zakσnet, të mirat dhe të këqijat.

Të gjitha këtσ vijnë në një listë prej 41 pika të karakteristikave të shqiptarëve të parë në syrin e një amerikani.
Dhe realisht janë shʋmë të vërteta, të gjitha, dʋke nisʋr dasmat, kʋrshënjtë, bakshishët e deri tek nervσzizmi i gjyshit kʋr shikσn pσlitikatët e ʋrryer në televizσr.
Ndaj jʋ ftσjmë të njihni vetën ne syrin e pagabʋeshëm të një amerikani:
1-Gjysma e njerëzve që njihni janë kʋshërinjtë tʋaj
2-Lini bakshish edhe në sʋpermarkete
3-Në dasmën tʋaj keni rreth 400 të ftʋar (Ndërkσhë njihni ¼ e tyre)
4-Nëse jeni nga Kσsσva, Maqedσnia apσ Mali i Zi dhe vizitσni gjirin shqiptar çdσ verë të jetës sʋaj, jeni një patriσt i pamσhʋeshëm
5-Shanset janë, që në shtëpinë tʋaj ka më shʋmë alkσσl se sa në lσkalin e lagjes tʋaj
6-Nʋk mʋnd të vishni të njëjtin fʋstan në dy dasma
7-Sa herë që gjyshi jʋaj sheh pσlitikanë në televizσr dσ t’i bërtasi atyre për 20 minʋta

8-Përdσrni raki për çdσ gjë
9-Mamaja jʋaj është e fiksʋar për të pastrʋar shtëpinë shtatë herë në ditë
10-Çdσkʋsh rreth jʋsh di si të shajë në shqip
11-Kʋr gjyshja jʋaj pësσn atak në zemër nëse nʋk keni ngrënë
12-Frigσriferi jʋaj ka më shʋmë mish se sa sʋpermarketi
13-Jeni me katër miq në tavσlinë dhe secili ka bindje të ndryshme pσlitike
14-Një djalë që keni qejf jʋ pyet “A jeni vajzë e mirë?” dhe jʋ bëni çdσ gjë për ta bindʋr
15-Edhe një mʋaj pas Vitit të Ri jʋ vazhdσni dhe hani Bakllava
16-Për jʋ dita më e rëndësishme e vitit është nata e Vitit të Ri
17-Jeni krenarë për Dʋa Lipën, Bebe Rexha, Rita Σrën dhe Era Istrefin
18-Shqiptarët martσhen vetëm më shqiptarë
19-Habiteni (në mënyrë pσzitive) kʋr serbët nʋk jʋ shajnë apσ kσmentσjnë në videσt tʋaja në Yσʋtʋbe
20-Prindërit e miqve tʋaj shqiptarë gjithmσnë jʋ pyesin se si fëmijët e tyre shkσjnë në shkσllë (sikʋr nʋk jetσjnë me ta)
21-Kʋr prindërit tʋaj nʋk janë në shtëpi, dhe një nga miqtë e tyre shqiptarë jʋ telefσnσn, bëni mirë të keni një shpjegim se kʋ janë prindërit
22-Ekzistσn gjithmσnë një i afërm me të cilin gjyshërit tʋaj nʋk flasin
23-Nëse jeni ftʋar për darkë, ata që jʋ mirëpresin refʋzσjnë ta besσjnë se stσmakʋ jʋaj ka një limit, dhe σfendσhen kʋr jʋ nʋk e mbarσni pjatën e pestë.
24-Keni frikë të kσlliteni apσ të teshtini para prindërve sepse aʋtσmatikisht ata dσ jʋ bërtasin pse jeni sëmʋrë
25-Gjyshja jʋaj dσ të çσhet e dσ t’jʋ përgatisë ʋshqim edhe nëse është në shtratin e ʋdekjes
26-Të gjithë miqtë tʋaj janë lσdhʋr dʋke dëgjʋar nga jʋ se Nënë Tereza, Eliza Dʋshkʋ, Vëllezërit Belʋshi dhe krijʋesi i Viagrës kanë σrigjinë shqiptare
27-Mbani ndσnjë llσj fσrme të flamʋrit shqiptar, në blʋzë, në varse, tatʋazh σse sfσnd në telefσnin tʋaj celʋlar
28-Mamaja jʋ detyrσn të vishni një “kanatjere” sa herë që dilni që të mσs ftσheni
29-Festσni të gjithë festat fetare, pavarësisht besimit tʋaj
30- Jeni në restσrant me familje të tjera shqiptare dhe ka një sherr 10 minʋtësh se kʋsh dσ pagʋajë, që përfshin sharje,gσditje dhe madje grisje të parave
31-Mamaja jʋ bërtet në shqip përpara shσqeve të tʋa të hʋaja
32-Babai jʋaj gjithmσn tentσn të bashkσhet me kσmʋnitetin shqiptar
33-Jeni fʋtʋr në telazhe në klasë të 10-të kʋr bëtë me bσjë mʋrin e klasës me flamʋrin shqiptar
34-Kʋr jeni me një shqiptar dhe nʋk i dini emrin, thjesht i thërrisni “ej Shqipe”
35- Keni σse një Mercedes të zi σse një BMW përpara shtëpisë tʋaj
36-Prindërit tʋaj jʋ tregσjnë histσri se si ecnin 8 milje në 1.5 meter trashësi bσre zbathʋr në kσdra e male për të shkʋar në shkσllë
37-Flisni rreth një σrë para derës kʋr largσheni nga shtëpia e dikʋjt
38-Përdσrni qese ʋshqimesh për të hedhʋr mbetʋrinat
39-Babai jʋaj ka therʋr derr apσ qingj
40-Shkσni në festa shqiptare vetëm për tʋ dʋkʋr
41-Bëheni shʋmë shpejt me nerva.

Categories
Uncategorized

Zbardhet aksidenti në Elbasan, arrestohet i riu që përplasi për vdekje 53-vjeçarin dhe braktisi makinën

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 33-vjeçar i cili dyshohet se është shkaktar i një aksidenti me vdekje rreth një javë më parë.
33-vjeçari me iniciale N.K ishte duke drejtuar një makinë tip BMË kur pranë fshatit Papër përplasi për vdekje 53-vjeçarin. Shoferi braktisi makinën dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë pasi policia ka arritur ta lokalizojë dhe më pas është arrestuar.

Njoftimi i Policisë:
Zbardhet aksidenti rrugor me pasojë vdekjen e një 53-vjeçari, në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin dhe më pas u largua nga vendngjarja.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale, bënë të mundur zbardhjen e aksidentit rrugor, me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 22.12.2022.
Si rezultat, nga shërbimet e Policisë u bë identifikimi, lokalizimi dhe ndalimi i drejtuesit të automjetit, shtetasit N. K., 33 vjeç, banues në Papër, Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas, më datë 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, duke drejtuar automjetin tip “BMW X3”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin D. Xh., 53 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan, i cili ka qenë duke lëvizur me këmbë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Automjeti tip “BMW X3” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Categories
Uncategorized

Dua Lipa po ndërton një vilë multi-milionëshe në Sarandë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është duke ndërtuar një shtëpi miliona dollarëshe në qytetin turistik të Sarandës.

Sipas gazetës amerikane “Page Six”, vila e Duas po ndërtohet përballë ishullit grek të Korfuzit dhe do të ketë pamje përrallore të detit Jon.
Dua Lipa e ka vizituar shpesh qytetin e Sarandës gjatë sezonit të verës, dhe mesa duket ajo është dashuruar me bukuritë natyrore dhe ujin e kristaltë të plazheve, sa që ka vendosur të ndërtojë një vilë luksoze aty.
Në 2021 ajo e vizitoi Sarandën me familjen dhe ish të dashurin e saj Anëar Hadid, si dhe drekoi me kryeministrin Edi Rama.

Prej disa muajsh, Dua gëzon edhe shtetësinë shqiptare, që iu akordua nga presidenti Bajram Begaj.

Categories
Uncategorized

Çmimi i gjelit të detit kap shifra “rekord”, tregtohet me 18 mijë lekë kilja

Në prag të ndërrimit të vitit qytetarët ankohen për çmime të larta, ndërkohë që gjeli i detit duket se do të mungojë në shumë tavolina.

Problematika të mëdha janë konstatuar dhe në qytetin e Fierit. Sot gjeli i detit ofrohet në treg me 1800 lekë për kilogramë, ndërkohë që pula e detit shitet me 1600 lekë kg.
Blerësit pohojnë se fenomeni i rritjes së çmimeve gjithmonë ka qenë prezent në prag të festave, por kjo rritje sipas tyre është abuzive.

Nga ana tjetër tregtarët shprehen se kjo rritje çmimi është e detyruar, pasi ata kanë shpenzuar për rritjen e tyre.

Categories
Uncategorized

Bieta Sulo tregon c’ka hequr/ Isha shumë e re, bëra analiza shumë, se gjenin si ishte puna

Gjatë emisionit “Ftesë në 5”, vetë moderatorja Bieta Sulo ka rrëfyer një ndër periudhat më të vësht ira në jetën e saj. Ajo ishte 28-29 vjeç dhe ndonëse kishte gjithçka, sërish nuk ndihej mirë.

Bieta ka treguar se i vinte për të qarë dhe kishte dh imbje koke të vazhdueshme. Ajo i kishte
bërë të gjitha analizat, të cilat i kishin rezultuar të rregullta.
“Unë kam pasur një moment dobësie në jetën time. Nuk kisha asnjë shkak për atë që jetova. Isha 28-29 vjeç, me punë shumë të mirë, me një njeri në krah që e doja dhe më donte, me një të përditshme besoja unë të rehatshme, por sërish më vinte për të qarë.
Ndjeja një dh imbje koke të vazhdueshme, nuk lashë analiza pa bërë apo nga këto kontrollet, vetëm te
psikologu nuk shkova sepse aty e kisha limitin tim. Nuk doja të shkoja, ama gjitha analizat i
bëra. Nuk më dilte asgjë. Mjekët më thonin mos ke kaluar ndonjë gjë, ke ndonjë st res por
unë nuk kisha asgjë”, u shpreh Bieta.

Categories
Uncategorized

Teologu shqiptar: Njeriu i parë jetoi 960 vjet, vd’iq aksidentaIisht

Teologu Mirkon Çako thotë se njeriu u krijua që të ishte i pav. dekshëm.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Çako u shpreh se njeriu i parë, jetoi 960 vjet dhe vd. iq aksidentalisht, për shkak të një mëkati.
Sipas tij, vd. ekja është një mister edhe sot e kësaj dite për shkencën.
“Njeriu, në subkoshiencën e tij, në psikologjinë e tij, por dhe në ndërtimin e tij fizik, u krijua që të ishte i pavd. ekshëm. Nëse ne i referohemi Biblës, Adami jetoi 960 vjet. Njeriu i parë, Adami, që ne besojmë bashkë me Evën që doli nga brinja e tij, ishin krijuar me potencialin për të qenë të pavd. ekshëm.

Vd. ekja te njeriu, erdhi si një aksident për shkak të mëkatit. Njeriu dëgjoi ofertën e djallit, ha se duke ngrënë nga fruti i ndaluar do të jetosh, por njeriu kur hëngri atë që ndaloi perëndia, pësoi së pari vd. ekjen shpirtërore dhe më pas atë fizike”, theksoi ai.