Cili është roli i gjyshes? Të rrisë nipat dhe mbesat? Jo, ata duhet t’i rrisin prindërit e tyre. Gjyshja duhet të ndihmojë të rinjtë të përballojnë dhe të ndërtojnë rutinën e re të të jetuarit.
5htyp hapësiren rek’lamuese më poshtë dhe lexoni lajmin e plotë
Gjyshja e mirë vazhdon të jetë nënë, për vajzën, apo nusen, që sapo është bërë nënë. E inkurajon nënën e re, që çdo gjë mund dhe duhet t’ia bëjë vetë fëmijës. Ajo e nxit dhe e siguron, se është në rrugë të mbarë, sepse kështu i ka ndodhur edhe asaj.
5htyp hapësiren rek’lamuese më poshtë dhe lexoni lajmin e plotë
Gjyshja e mirë nuk i thotë nënës së re, “ti s’di” dhe mund ta dë mtosh fëmijën, meqenëse nuk di, kështu, do përkujdesem un. Kjo mënyrë është vetëm e d ëmshme, si për fëmijën ashtu edhe për nënën e re. Fëmija do të rritet nga nëna e tij, sepse vetëm me atë, nënën, mund të ndërtojë atë lloj sigurie dhe besimi për jetën, që bën të mundur, një jetë sa më pak problematike në të ardhmen.
5htyp hapësiren rek’lamuese më poshtë dhe lexoni lajmin e plotë
Nëna e re do të humbasë kohën e çmuar, pasi fëmija nuk ka kohë të humbë kur vjen në këtë jetë. Duhet të ndërtojë marrëdhënien me nënën, për të ndërtuar sigurinë e besimin, por nëna e re nuk është gati, sepse është e trembur.
Këtu duhet ndihma e gjyshes, të mos e lerë vetëm nënën e re dhe ta inkurajojë. Të nxitë babanë të jetë pjesë e rritjes së fëmijës së tij së bashku me gruan e tij, nënën e re. Kjo është detyra e gjyshes, dhe jo të pretendojë rritjen e fëmijës.