Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka bërë me dije se Vendi ynë është klasifikuar në vend të parë nga Organizata Botërore e Turizmit si destinacioni me performancën më të mirë në rritje të flukseve turistike krahasuar me vitin 2019.
Në postimin e Ramës në “Facebook”, shohim se Shqipëria ka pësuar një rritje me 18% duke lënë mbrapa vende si Republika Domenikane, Danimarka,Turqia, Portugalia, Emiratet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera.
“Shqipëria radhitet e para nga Organizata Botërore e Turizmit (UNËTO) si destinacioni me performancën më të mirë në rritje të flukseve turistike krahasuar me vitin 2019”, shkruan kryeministri krah statistikave