Categories
Uncategorized

Një vajzë e vogël po ecte përkrah nënës së saj nën strehën e çadrës, kur papritur u ndal dhe ia nguli sytë një burri i cili po kalonte me biçikletë.

Një vajzë e vogël po ecte përkrah nënës së saj nën strehën e çadrës, kur papritur u ndal dhe ia nguli sytë një burri i cili po kalonte me biçikletë. Mbrapa ai kishte të bijën e cila qeshte pa fund. Nëna e vuri re dhe i tha: Edhe ti ke biçikletë, por nëse e do më të madhe i themi babit dhe ta blen menjëherë. Vajza e vogël
nuk reagoi, por vazhdoi të mos i shqiste sytë nga biçikleta. Burri në biçikletë seç i thoshte së bijës dhe vajza e tij nga mbrapa vetëm qeshte pa fund dhe e shtrëngonte fort të atin duke ia lidhur krahët e saj rreth mesit të tij. Ajo dukej aq e lumtur në atë biçikletë të vjetër. Nëna u mundua ti tërheqë vëmëndjen

vajzës duke i thënë: Bijë, ata skanë gjë tjetër përveç se atë biçikletë, nuk ke pse ti kesh zili. Babai yt, edhe pse është shumë i zënë me punë, i gjen gjithmonë dhjetë minuta dhe të çon në shkollë çdo ditë me makinë. Kështu që ti të mos e ndjesh as të ftohtin, as lagështinë e shiut e as vapën. Vajza e përhumbur,
ngrity sytë e saj të trishtuar drejt nënës dhe i tha: Ah sa do doja të mos kisha gjë tjetër përveç se atë biçikletë të vjetër. Mbase vetëm ashtu do ta shtrëngoja dhe unë aq fort babin tim! Mësimi: Mos shpenzoni para për fëmijët, por shpenzoni nga koha juaj me ta. Asnjë lodër, asnjë mjet luksi, asnjë shifër
ekonomike nuk mund ta zëvëndësojë nevojën për dashuri dhe përkushtim të një fëmije. Në fund fare, pasi të jenë rritur, ata do ti harrojnë të gjitha lodrat që u keni blerë, në mendjet e tyre do të mbeten vetëm çastet dhe kujtimet e bukura që kanë kaluar me ju. Gjithmonë nëse do kenë patur të tilla! Po e
mbyll me një histori të trishtë sot, por shumë e bukur: Një djalë i ri dhe e dashura e tij takoheshin gjithmonë në të njëjtin vend. Ata duheshin marrëzisht shumë, djali nuk rrinte dot një ditë të vetme pa e parë vajzën, po ashtu edhe vajza gjente justifikime nga më të ndyshmet vetëm për të takuar djalin. Vajza

shkonte gjithmonë në kohë në vendin e takimit dhe nuk vonohej asnjëherë. Djali gjithmonë shkonte me vonesë dhe vajza nuk zemërohej me të, ajo thjesht nxirrte një ëmbëlsirë nga çanta e saj dhe e ruante posaçërisht për djalin. Ai sapo mbërrinte, ende pa iu afruar plotësisht, niste të flasë: Më fal zemër, më
fal! E di që gjithmonë të bëj të më presësh, unë jam i pandreqshëm. Gjithmonë harrohem pas diçkaje dhe vonohem, por unë të dua më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë. Ajo ia mbyllte gojën duke i zgjatur ëmbëlsirën, e përqafonte, i jepte një të puthur dhe i thoshte: Unë asnjëherë nuk do të lodhem
apo të nxehem duke të pritur ty. Një ditë, si zakonisht, djali mbërrin me vonesë tek vendi por për habi vajza nuk i doli përpara me ëmbëlsirën në dorë. Djalit i mungonte përqafimi i saj, fjalët e saj, puthja e saj. Do ju duket për të qeshur, por e vërteta është se i mungonte dhe ëmbëlsira që ajo blente për të. Eh
meshkujt, si fëmijë janë të përkëdhelur, por duan pa fund dikë që e kanë përzemër. Ajo asnjëherë nuk vonohej, ajo ishte perfekte në orar. Djali nisi të bëhej merak dhe shkoi me nxitim në shtëpinë e saj. Vajza nuk doli ta presë, mamaja e saj me lot në sy i tha djalit se tashmë ajo është shtruar në përkujdesin

intensiv me një sëmundje të rëndë dhe i kanë mbetur vetëm katër ose pesë ditë jetë. Djali u largua duke qarë. U fut në një pastiçeri dhe bleu ëmbëlsirën që vajza ia jepte atij çdo ditë. Më pas u kthye tek vendi i zakonshëm. Shkroi një letër për vajzën, mbi letër vendosi ëmbëlsirën dhe i dha fund jetës së tij. Në letër
shkruhej: Unë vija gjithmonë me vonesë, dhe ti vije gjithmonë në kohë dhe më prisje me ëmbëlsirë në dorë. Sot po shkoj unë herët dhe po të pres ty. Ah se desh harrova, të kam blerë dhe ëmbëlsirë zemër! Shpresoj që të ju kenë pëlqyer që të dyja miq, ju falenderoj nga zemra që harxhoni kohën tuaj duke lexuar tregimet e mia dhe ju rikujtoj si gjithmonë këshillën tonë të vyer e të famshme tashmë: mendjen në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *