Categories
Uncategorized

Rastësi? Si e parashikoi Endri Prifti fituesen e “Kënga Magjike” 2022

Këngëtarja Marsela Çibukaj është fituesja e edicionit të 23-të të festivalit “Kënga Magjike”. Kënga e saj “I paftuar” ishte më e votuara nga artistët, juria dhe gjithashtu grumbulloi 449 pikë nga votimi i kolegëve.

Këngëtarja Çibukaj rrëmbeu trofeun e edicionit të 23-të festivalit të këngës, ndërsa u përlot nga emocionet teksa mori çmimin dhe shprehu një falenderim për të gjithë ata që e mbështetën.

Mirëpo një muaj më parë këngëtari Endri Prifti me anë të një postimi në rrjetet sociale paralajmëroi se fituesja do të ishte Marsela dhe se fituesit ishin përcaktuar 5 muaj para se të niste edicioni.

“Ju thame ne disa momente qe ne do te ishim pjese e Kenges Magjike kete vit, por rethanat as nuk e morëm vesh pse nuk do jemi, dmth e kupton ti, nga ato furçat me boje. Po degjo tani me mire, e di pse, ja tju jap edhe informacion mbi fitusin e kenges magjike eshte Marsela Çibukaj, dhe Festivalin Kombetar e fiton Noizi ne bashkepunim me Eugent Bushpepa. Tashme juve jeni mesuar si funksionojne keto, mblidhen ata byroja qe gjysmet e tyre per kok time, i kane kepucet te dyja te majta dhe vendosin ata 5 muaj para”, shkruante Endri rreth një muaj më parë.

E kjo solli edhe reagimin e menjëhershëm të Ardit Gjebreas, i cili shkruante se duhet të ketë më shumë respekt për kolegët, e teksa foli dhe për refuzimin e Endrit në Këngën Magjike, pasi kishte dërguar me shumë vonesë këngën në komision.

Mirëpo sot duket se parashikimi i Endrit Priftit paska qenë i saktë. Rastësi apo jo, kjo nuk dihet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *