Categories
Uncategorized

Një zonjë e varfër mori një letër. Ajo pa zarfin dhe vuri re që në zarf nuk kishte asnjë vulë apo shenjë postare, aty ishte shkruar vetëm emri dhe adresa e saj.

Një zonjë e varfër mori një letër. Ajo pa zarfin dhe vuri re që në zarf nuk kishte asnjë vulë apo shenjë postare, aty ishte shkruar vetëm emri dhe adresa e saj. Ajo e hapi atë dhe filloi të lexojë letrën: E dashur Margaret, do të vij në lagjen tënde këtë mbasdite dhe kam dëshirë të kthehem për një vizitë tek ti. Me

dashuri, Zoti. Duke lexuar këtë letër Margaret u hutua dhe filloi të mendojë me vete: Për çfarë arsye do të më vizitonte Zoti mua? Unë skam asgjë për ti ofruar. Ajo e dinte që kuzhina e saj ishte bosh dhe shkoi ti hidhte një sy kursimeve të saj. Kishte vetëm pesë dollarë. Mendoi se çfarë gjërash mund të blinte dhe

doli jashtë me nxitim. Shkoi në treg dhe bleu një copë bukë dhe një karton qumësht. Asaj i kishin mbetur vetëm disa qindarka, gjithsesi ajo ishte shumë e lumtur dhe mbante nën krahun e saj këtë qerasje të varfër. Duke u kthyer për në shtëpi dëgjoi një zë duke i thënë: Zonjë, a mund të na ndihmoni? U kthye

dhe pa një burrë dhe një grua me rroba të grisura, të pisët dhe që mbanin aromë jo të shumë të këndshme. Burri tha: Zonjë, nuk kam mundur të gjej një punë, unë dhe ime shoqe kemi jetuar rrugëve, po bëhet ftohtë dhe nuk kemi asgje për të ngrënë. Jemi vërtet shumë të uritur. Nëse na ndihmoni do jua

dimë për nder të madh. Margaret iu përgjigj: Zotëri, do kisha shumë dëshirë të ju ndihmoja, por unë jam një grua e varfër për vete. Gjithçka që kam është një copë bukë dhe një shishe qumësht, dhe pres një mik të rëndësishëm sonte për darkë. “Mirë, ju kuptoj zonjë. Faleminderit gjithsesi”, u përgjigj burri, mori

gruan për dore dhe u drejtua përsëri drejt rrugicës nga po shkonte. Teksa Margaret po i shikonte ata të iknin, ndjeu një dhimbje në zemër. U kthye mbrapsht drejt tyre dhe i tha: Zotëri, mere këtë ushqim me vete. Do sajoj diçka tjetër për të qerasur mikun tim. “Faleminderit, faleminderit”, tha e shoqja. Margaret

vuri re që ajo po ngrinte nga të ftohtët, zbërtheu pallton e saj dhe ia dha duke i thënë: E di ça, unë kam një pallto tjetër në shtëpi, mere ti këtë. Pastaj duke qeshur u kthye dhe u drejtua për në shtëpi. Ajo po ngrinte nga të ftohtët dhe ishte e merakosur ngaqë nuk kishte asgjë për ti ofruar Zotit kur ai të vinte në

darkë në shtëpinë e saj. Pasi arriti në shtëpi, hapi derën dhe vuri re që një letër tjetër i kishte ardhur. E mori, e hapi letrën dhe filloi të lexonte: E dashur Margaret, ishte bukur të të takoja. Faleminderit për ushqimin e shijshëm dhe gjithashtu për pallton e bukur. Me dashuri gjithmonë, Zoti. Mësimi: Në jetë

mund të kemi shumë sprova. Në çfarë do situate që të ndodhemi, gjithmonë duhet të ndihmojmë të tjerët. Zoti është gjithkund dhe gjithçka. Zotin mund ta gjesh tek një i varfër, tek një i pasur, tek një i bukur, tek një më pak i bukur, gjithkund. Mjafton të kesh dëshirën dhe besimin për ta kërkuar atë! Besimi është

çelësi i zgjidhjes për çdo gjë. Nëse ke besim, atëherë ti je në dorë të sigurtë. Dikur një vajzë një vajzë e vogël dhe babai i saj po kalonin një urë të ngushtë. Babai, ngaqë kishte frikë mos i ndodhte gjë së bijës, i tha asaj: Zemër, të lutem kape dorën time që të mos biesh në lumë. Vajza e vogël i tha: Jo babi. Kape ti

dorën time. “Çfarë ndryshimi ka?”, pyeti babai i habitur. “Ka ndryshim të madh”, i ktheu vajza e vogël, “Nëse unë kap dorën tënde dhe diçka më ndodh, ka shumë mundësi që unë ta lëshoj dorën. Por nëse ti kap dorën time, une e di me siguri se çfarë do që të ndodhë, ti nuk do të ma lëshosh asnjëherë dorën

mua.” Në çdo marrëdhënie, shtrëngoni dorën e personit që doni fort dhe mos prisni që t’ju shtrëngojë ai tuajën. Miq sigurisht që ky tregim ka për qëllim përcjelljen e një mesazhi dhe nuk ka për qëllim vërtetësinë e tij. Shpresoj shumë që të ju ketë pëlqyer dhe dua të ju rikujtoj si gjithmonë këshillën tonë të vyer: mendjen në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *