Categories
Uncategorized

Emocionuese/ Jakup Krasniqi në paraburgim, vajza shkon për të bërë fejesën në Hagë (FOTO)

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, ka shkuar në Hagë për të celebruar ceremoninë e fejesës së saj për të qenë më afër babait, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, i akuzuar për krime lufte.

Përmes një postimi në Instagram, ajo thotë se këtë ia kishte premtuar babait, që në ditën e saj të veçantë të ishte sa më pranë të atit.

“E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë! “Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhashë diten që fillova te flas. Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi!”, ka shkruar ajo në fotot që ka publikuar në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *