Një djaloshi i cili gjendej në një situatë ekonimike mjaft të vështirë, ishte në orarin e
shërbimit si kamarier kur në restorant erdhi një burrë i moshuar i cili dukej qartazi se
ishte i pasur.Ai u përpoq shumë për t’i lënë përshtypje burrit të vjetër, dhe i rreshtoi
atij gjërat më të mira dhe më të shtrejta që restoranti kishte në kuzhinë.Kamerieri
mendoi se mund t’i arrinte pritshmëritë e këtij zotërie të pasur kështu do të ishte në
gjendje për të marrë një bakshish të lartë
Por kur kamarieri e mbaroi prezantimin e menusë, burri i pasur porositi një sanduiç
dhe limonadë.Duke ditur se ato ishin ndër artikujt më të lirë në menu, kamerieri u
largua me keqardhje, duke besuar tek rregulli “faturë e vogël, bakshish i vogël”.
Ndërsa përfundonte ushqimin e tij, zotëria i pasur kërkoi faturën.Por kësaj here, kur
erdhi kamerieri, njeriu i pasur vuri re se kishte pikëllim në sytë e tij, kështu që ai e pyeti
djaloshin, “A jeni mirë? A po kaloni një ditë të vështirë?” “Kam një jetë të vështirë,
zotëri”, u përgjigj kamarieri.Pastaj kamerieri vazhdoi punën e tij, duke mos menduar
për asgjë.Kur u kthye në tryezën e të pasurit, ai gjeti një bakshish për 100.000
dollarë.Kamerieri vrapoi ta arrinte zotërinë e pasur ndërkohë që po hynte në makinën
e tij
“Pse e bëtë këtë?” pyeti kamerieri.
“Kur isha në moshën tuaj, kisha një jetë shumë të vështirë duke punuar në restorante
si këto …”, u përgjigj plaku, “dhe një ditë, një zotëri i pasur dikur më dha një bakshish
të tillë të madh që mjaftoi për të paguar për shkollimin e kolegjit tim.Unë shpresoj se
këto para do t’ju ndihmojnë juve ashtu siç dikur më ndihmuan mua “.
I riu ishte pa fjalë dhe me lot në sy i tha, “zotëri, ju sapo paguat detyrimin që kemi
ndaj spitalit për trajtimin e kancerit të nënës sime”.Nëse ndonjëherë jeni në gjendje të
ndihmoni të tjerët, bëjeni, sepse ata do ta bëjnë me dikë tjetër, kështu krijohet një valë
e pambarimtë mirësie.Shpërndajeni dashurinë kudo që shkoni, askush të mos
shkëputet nga ju pa i lënë gjurmën e mirësisë.