Irma Libohova këtë të premte ishte në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, teksa folën për këngën me të cilën merr pjesë në ‘Këngën Magjike’ këtë vit. “E jona” e sjell sërish në garë Irmën, edhe pse vetë ajo nuk e konsideroj të tillë.
Ne asnje moment gazetari nuk e ngacmoi ne lidhje me fjalet per sherrin me motren e saj Eranda Libohova, duke lene te kuptoje, se eshte nje ceshtje qe nuk ka deshire ta diskutoje, dhe nuk eshte ceshtje e mbyllur,
pra nje lajm i trishte per te gjithe fansat, qe i donin motrat te shkonin mire me njera tjetren, ashtu sic cdo familje do te duhej te ishte.
“Nuk kam hyrë për garë, dhe nuk e kam ndjesinë e garës. Unë i kam marrë rekordet e mia, i kam marrë çmimet e mia. Këtu misioni im është kryer, një çmim honorifik do isha shumë e lumtur nëse do ta kisha. Çmimi im është çmimi i njerëzve.”
Festivali ka shpesh diskutime për pikët mes këngëtarëve. Vet Irma si do të votoj?
“Prioritet në vlerësimin tim do të ketë kënga, e para. Patjetër edhe interpretimi. Do vlerësoj për nivelin’.
Teksa u fol për tregun muzikor Irma ngre shqetësimin për të ardhmen duke thënë:
“A do na duhet më zëri? Nuk e di si do shkojmë së shpejti, a do na nevojitet më zëri për të kënduar.” Sipas saj, ka më shumë prurje se sa konsum.
Në mesin e melodive të repertorit të saj pranoi se kënga e saj më e mirë është “Gjethe Shtatori”.