Categories
Uncategorized

Dhunuan avokatin pas gjyqit për pronën, arrestohet 32-vjeçari

Policia ka arrestuar 32-vjeçarin me iniciale I. V., pasi dhunoi me grushte një avokat pas seancës për çështje pronash në ambientet e jashtme të Gjykatës së Fierit.

Sipas uniformave blu, avokati me iniciale E. S., 37 vjeç është konflikuar dhe goditur me grushte nga 32-vjeçari dhe shtetasi. V., 70 vjeç, ky i fundit është proceduar në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit në ambientet e jashtme të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, u konfliktuan dhe u goditën me grushte, shtetasit J. V., 70 vjeç, I. V., 32 vjeç dhe E. S., 37 vjeç (37-vjeçari me profesion avokat), ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan, për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, shtetasin I. V., 32 vjeç, si dhe referuan materialet e nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin J. V., 70 vjeç, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit E. S., 37 vjeç (me profesion avokat).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *