Categories
Uncategorized

Detaje nga koncerti madhështor i Dua Lipës në Tiranë, vjen LAJM I MIRË: Hyrja do të jetë…

Një lajm i mirë për të gjithë fansat e Dua Lipës që do të kenë mundësi ta ndjekin live në një koncert në Tiranë më 28 nëntor.

Veliaj zbuloi detaje nga koncerti madhështor i këngëtares shqiptare me famë botërore, ku dha lajmin e mirë se hyrja në koncert do të jetë FALAS.

“Koncerti i Dua Lipës në Tiranë është falas, sepse ajo përfundon turin e saj botëror. Ne duam t’i ftojmë të gjithë. Edhe ne përfundojmë turin tonë të Tiranës, Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Dua përfundon turin e vet, kështu që vendosëm t’i bashkojmë këto përfundime iniciativash të jashtëzakonshme në Tiranë, në ditën më të bukur në botë që është Dita e Pavarësisë, 28 Nëntori. Duam që e gjithë dita të jetë me aktivitete. Do të hapet sheshi për të hyrë që nga ora 18:00 që të fillojë koncerti në orën 20:00. Do sigurohemi që të ketë siguri dhe mjaftueshëm vende për të hyrë, sepse parashikohen qindra mijëra të rinj që do vijnë në Tiranë”, tha Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *