Categories
Uncategorized

Berisha merr “goditjen” e papritur, Policia NDALON protestën tek Kryeministria ditën e Samitit të BE…

Policia i ka thënë “JO” Sali Berishës për të protestuar para Kryeministrisë më 6 dhjetor, ditë kjo që përkon me ardhjen e krerëve europian në Shqipëri, në kuadër të Samitit BE.

Sipas Policisë organizimi i protestës cënon sigurinë kombëtare dhe atë publike. Në shkresën drejtuar Partisë Demokratike thuhet se në kuadër të këtij samiti në vendin e njoftuar për mbajtjen e protestës janë marrë masa për ruajtjen e sigurisë dhe çdo organizim i tillë përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

Ndërsa më poshtë theksohet se Policia është e gatshme për të organizuar mbarëvajtjen e çdo tubimi jashtë perimetrit të sigurisë. Policia urdhëron organizatorë në rast se duan të zhvillojnë protestë atëherë ajo mund të bëhet jashtë perimetrit të sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *