lir Shaqiri fitues i Big Brother Vip Albania dhe njëkohësisht pjesë e jurisë së Dance Albania.
Ai pohoi se do të bëhej përsëri pjesë e “Big Brother Vip” në sezonin e dytë të tij, dhe jo në rolin siç ishte Arbër Hajdari por si konkurrent. Balerini ka zhvilluar një bisedë me Ermal Mamaqin,
i cili i drejtoi pyetje rreth reality-show-t ku ai u shpall fitues. Iliri u pyet nëse ka ndonjë projekt apo plan për t’u rikthyer në formatin e njohur, në rolin e opinionistit, ai habiti me përgjigjen e tij ku nuk la pa prekur edhe Donaldin.
Iliri u shpreh se ka parë skeçe dhe imitime që i kanë bërë “nëpër emisione”, referuar atij të Donaldit, të cilin e sfidoi publikisht që të rifutet me të në “BBV2.”
“Opinionist jo sepse nuk kam qejf të analizoj të tjerët jashtë mureve, nëse do më thonin “hajde se ka ardhur dikush tjetër që do të të sfidojë mund të thoja po”.
Më kanë imituar shumë nëpër programe, kam parë disa skeçe. Por në fakt kanë imituar vetveten duke u përpjekur të ulin Ilirin. Unë ju them nëse doni për BBV2 hajdeni dhe futemi prapë brenda në shtëpi” tha Iliri.
Pyetjes nëse do të futej përsëri në BBV dhe nëse do merrte ftesë, Iliri iu përgjigj: “Do futesha pse jo, mendoni se kam frikë të futem edhe 4-5 muaj të tjerë aty. Do futesha, por do doja që të ndërroheshin vëllezërit”- tha balerini i njohur.