Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një video të një banori të Sukthit të ri, i cili ndodhet në urgjencë.
Sipas Metës shtetasi Mithat Hazbiu është dhunuar nga Policia e Shtetit, pasi i kërkoi kryeministrit Edi Rama të mos bënte propagandë në zonat e përmbytura. Ai i bën thirrje prokurorisë që të nisë hetimet për këtë rast.
“Dënoj me ashpërsi sjelljen banditeske të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj qytetarit Mithat Hazbiu nga Sukthi i ri, i cili është ndaluar sot në shkelje të ligjit vetëm pse i kërkoi Kryeministrit të mos bënte propagandë me zonat e përmbytura.
Duke i uruar Z.Hazbiu shërim të shpejtë, për shkak se ndodhet i shtruar në urgjencë, i bëj thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet.
Modeli shtypës qeverisës i Edi Ramës do të marrë shumë shpejt përgjigje nga qytetarët e lirë. Koha për Llogaridhënie po afron!”, shkruan Meta.