Categories
Uncategorized

Harxhi dorëzon padinë në Gjykatën e Tiranës: Lulzim Basha të çregjistrohet nga regjistri i partive politike, nuk është më kryetar

Partia Demokratike ka kërkuar sot nga Gjykata e Tiranës çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së, nga regjistri i partive politike.

Padia është depozituar sot pas ndryshimit të objektit nga anëtarja e kryesisë së PD, Edith Harxhi, e cila gjithashtu është shprehur se kërkesë kryesore e padisë mbetet shpallja e pavlefshme e zgjedhjeve për kryetar të PD-së në 13 qershor të 2021.

“Për çështjen gjyqësore padinë, që unë i kam dorëzuar Gjykatës së Tiranës, ku kërkesë kryesore ka qenë pavlefshmëria e zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike të 13 qershor 2021. Deri sot nuk ka pasur ende zhvillim të një seance normale.

U kërkua ndryshimi i objektit të padisë, çregjistrimin e zotit Lulzim Basha nga regjistri i partive politike të gjykatës si kryetar i PD. Kjo u pranua sot nga gjyqtari i çështjes, seanca do vijojë më tej, pas disa javësh. Unë vazhdoj të insistoj bashkë me avokaten time për çregjistrimin e zotit Basha nga regjistri i PD”, deklaroi Harxhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *