Petrit Rushaj dhe Jason Rushaj, babë e bir janë nxjerr të pajetë paraditen e kësaj të hëne nga grupet e polumbarëve të RENEAS dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt, shkruan newsbomb.al.
Makina me të cilën ata udhëtonin u rrëmbye nga rrjedha e përroit në Bogë, vajza arriti të dalë në kohë dhe shëtoi, kurse babë e bir mbetën të bllokuar dhe fatkeqësisht sot janë gjetur të pajetë.
Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, u bë e mundur gjetja e dy trupave.
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në veri, përrenjtë kanë dalë nga shtrati, ndërkohë që për shkak të prurjeve të mëdha janë hapur dhe portat e hidrocentraleve.
Pjeter – Jason Rushaj
Babe e bir, Petrit e Jason Rushaj
“Në vijim të informacion të dhënë mesditën e djeshme se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza), ju bëjmë me dije se:
Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir)”, njoftoi Policia e Shkodrës.