Categories
Uncategorized

Nuk flisnin prej shumë vitesh, dy këngëtarët e muzikës shqiptare i japin fund inateve të vjetra

Pas shumë vitesh dy ikonat e muzikës shqiptare, Afrim Muqiqi dhe Ramadan Krasniqi kanë lënë mbrapa hatërmbetjet dhe kanë rreguluar raportin e tyre.

Dikur ata kishin një miqësi të ngushtë por gjërat ndryshuan më shumë se pesë vite më parë. Në një intervistë që dha asokohe, Afrimi tregoi se Dani nuk e kishte ndihmuar kur ai kishte pasur nevojë.

“Kemi pasur një keqkuptim të cilin e kemi kaluar. Arsyeja ka qenë për një punë zëvendësimi në një mbrëmje të maturës ku isha i ftuar në Suedi dhe aty u ngatërruam për punë të termineve. Por, duke pasur parasysh të kaluarën që unë e kam zëvendësuar kolegun tim të nderuar ndoshta mbi 30-40 herë.

Ai nuk qe në gjendja të ma kthejë një herë, dhe ai ka qenë konfrontimi”, tha Muqiqi disa vite më parë.

Mirëpo, si duket ata i kanë dhënë fund inatit dhe janë sërish miq. Në një itervistë për Prive, ka qenë Muqiqi i cili ka bërë me dije se ruajnë një marrëdhënie normale dhe nëse do e pyesnin sërish për atë ç’ka ka thënë më herët do të thoshte të njëjtën gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *