Categories
Uncategorized

“Jam i varfër por i …”, aktori shqiptar flet troc për gjendjen e tij ekonomike

Mbrëmjen e djeshme Neritan Liçaj ka qenë i ftuar në emisiononin “Late Night Show” dhe ka treguar se përse nuk do të largohet nga Shqipëria.

Ai tregoi se si çdo shqiptar e ka provuar dhe emigracionin, por ndihej i huaj në Itali.

Neritan Liçaj: “Isha emigrant në Itali dhe kam punuar e jetuar shumë mirë. Erdha se u ndjeva i huaj, ndihesha i huaj. Të zgjedhurit e vendit ku jeton është e drejta jote. Vetëm një gjë nuk mund të zgjedhë njeriu, nënën dhe babën.

Të tjerat zgjedhësh, edhe fenë, edhe vendin ku do të jetosh është e drejta jote. Dikush ka preferuar të

jetoj jashtë por unë kam preferuar të jetoj këtu. Vendosa që gjithë energjitë e mia modeste t’i investoj këtu

Gjërat nuk i mas me jam mirë, nuk jam mirë. Jam i lumtur me varfërinë time. Nuk pretendoj të bëhem miliarder, nuk e kam problem.

Me këtë thjeshtësinë time jam shumë i lumtur unë dhe bashkëshortja ime. Por preferoj të jetoj në vendin tim, që përpëlitet, gjakoset, theret grihet me veten e vet por jetohet sesa në Zvicër ku nuk zihet as kosi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *