Ermira Zyrakja me profesion është pjaniste por për publikun shqiptar u bë e njohur me rolin e Vosjanës tek filmi ‘’Eja’’.
Filmi shqiptar “Eja”, është një prodhim i vitit 1987, i xhiruar në Librazhd.
Dhe tema e këtij filmi ishte historia e një zonje që ka lindur një fëmijë nga një histori dashurie e parealizuar dhe është detyruar nga familja ta braktisë fëmijën.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..
Pas disa vitesh, kur vajza, Vjosana rritet dhe rikthehet në qytet për praktikë mësimore, dashurohet me një djalë jo të mirë të qytetit.
Nëna e saj e takon, duke dashur ta këshillojë, i tregon edhe të vërtetën.Dhe ditën e djeshme Vjosana (Ermira Zyraka) ishte e ftuar tek emisioni i mbasdites ‘Rudina’. Ajo foli për rolin e saj në këtë film dhe për jetën e saj private.
‘Deri në momentin që u xhirua filmi dhe u mbarua, akoma nuk isha koshiente se çfarë shansi më ishte dhënë. Fillova të ndihesha koshiente kur dolën afishet, filloi filmi të shfaqet në kinema dhe mbaj mend që janë shtuar javë, nga kërkesa e tepërt e suksesit të këtij filmi, sigurisht jo vetëm falë meje, thamë të gjithë komponentëve. Pastaj më mishëruan me rolin e Vjosanës. Në rrugët e Tiranës dhe ata që nuk më njihinin si pianiste, më njihnin si Vjosana dhe më thërrisnin në emër.
Ka akoma vajza më të reja sesa unë, që kanë marrë emrin e rolit, Vjosana dhe më kontaktojnë nëpërmjet rrjeteve sociale duke më thënë që: Prindërit e mi më kanë vënë këtë emër, sepse e kanë parë, riparë kaq herë filmin, se roli i pëlqen, por edhe ti si aktore”.’ u shpreh Ermira.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..
Ermira është e martuar me Fransua Lefort, shkencëtar i specializuar në bilogjinë molekulare, gjenetikë.
Ai është gjithashtu Zv.President i parlamentit së kantonit të Gjenevës. Ata janë njohur në një koncert dhe janë prindër të dy vajzave, Jona 25 vjeç dhe Eni 20 vjeç