Sic dihet mëlçia ëhtë motori i trupit të njeriut, organi që kujdeset për të mbajtur organizmin sa më pastër dhe të filtrojë të gjitha toksinat e dëmshme.
E nëse mëlçia ç’helmon trupin nga toksinat, është në dorën tonë që një herë në kaq kohë ta pastrojmë ne këtë të fundit nga mbetjet.
– Mëlçia jo vetëm që vepron si një filtër për gjakun tuaj, por prodhon hormone, ruan energji dhe krijon enzima që tresin ushqimet e konsumuara, procese të cilat ndalojnë së kryeri kur mëlçia nuk funksionin si duhet.
SI T’I DALLOJMË: Shkaqet e zakonshme të problemeve të mëlçisë janë të ndryshme e ndër to përmendim:
format e hepatitit si ai C apo B,
pirja e alkoolit,
cirroza e mëlçisë,
yndyrosja e tepert etj
Dhe kryesisht këto sëmundje kategorizohen si të heshtura, falë simptomave deri diku misterioze, por shenjat e mëposhtme do t’ju bëjnë të kuptoni nëse mëlçia juaj funksionon apo jo si duhet.Dhimbje të barkut, të përziera, të vjella, lodhje dhe humbje e oreksit janë të gjitha simptomat të ndërlidhura të mëlçisë së sëmurë, veçanërisht të hepatitit autoimun.
– Lëkurë e zverdhur apo sy të zbehur.
– Dhimbje të kyçeve.
– Njolla të errëta në lëkurë, sepse mëlçia juaj nuk është duke pastruar gjakun.
Si ta parandalojmë problemet?
– Regjimi i pashëndetshëm ushqimor, stili i jetesës e faktorë të tjerë të brendshëm ndikojnë në funksionet e këtij organi duke ngadalsuar proceset jetike për ne.
Në mënyrë që të parandojmë të gjitha këto çfarë thamë, duhet të përfshini përzierjen detoksikues që do të pastrojë mëlçinë.
Këshilla:
Ju duhet të hani ushqime si:
Hudhra,
qitro,
perimet e gjelbra,
avokado,
arra,
shafranin e Indisë etj.