Categories
Uncategorized

Më shpejt nga ç’e prisni, zbulohet data kur do të nisë Big Brother Vip Albania 2

Ndonëse është folur që do të fillojë së shpejti, deri më tani skemi pasur asnjë datë konkrete për startimin e spektaklit “Big Brother Vip”.

Por me sa duket Big Brother Vip Albania do të fillojë mbrëmjen e Krishtlindjeve.

“Vip Magazine” raporton se konkurrentët e dytë të edicionit të reality shoë-t të ndjekur në Shqipëri do të futen në shtëpinë më të famshme mbrëmjen e 24 Dhjetorit.

Shtëpia ku ata do të qëndrojnë do të vijë e rikonceptuar me një arredim ndryshe dhe punimet për të produktin final tashmë janë drejt përfundimit, shton e njëjta media.

Ndërkohë, një ditë parë ka qenë vetë Arbana Osmani ajo e cila përmes një story ngacmoi paksa ndjekësit.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, Arbana pozoi me një zarf të madh të kuq dhe një të zi, të cilët përdoren gjatë reality-shoë-t kur bëhet fjalë për surprizat e banorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *