Categories
Uncategorized

Ndahen çmimet e Panairit të Librit/ Zija Çela, “autori i vitit 2022”, ja kush janë fituesit e tjerë të veprave letrare

Në Panairin e Librit i cili po mbahet për të tretën ditë radhazi në Pallatin e Kongreseve, janë ndarë çmimet letrare për autorët dhe përkthyesit e këtij viti, nga juria e cila përbëhej nga Virgjil Muçi, Aleksandër Cipa, Vjola Isufaj, Alina Karaulli dhe Agim Baçi.

Shkrimtari më i mirë i vitit u shpall Zija Çela me librin “Banka e Ankesave” .

“Nuk e kisha çuar ndër mend këtë çmim, ky ishte një vit i veçantë çmimesh!’- u shpreh autori Çela.

Ndarja e çmimeve:

Shkrimtari më i mirë i vitit: Zija Çela me librin: “Banka e Ankesave”

Përkthimi më i mirë i vitit: “Varfanjaku i Zotit” i Nikos Kazanxaqis Romeo Çollaku, shtëpi botuese “Dukagjini”

Vepra më e mirë studimore: “Tri format e mendimit, mitologjia, racionaliteti, religjioni”, Arben Imami

Përkthimi më i mirë nga frëngjishtja: Klarita Lagji “Vendi i Babait”, Annie Ernaux

Libri më i mirë për fëmijë: “Kalendari i ëndrrave të mollës”, Natasha Shuteriqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *