Categories
Uncategorized

Frrok Çupi: Shqipëria do gjejë qetësi vetëm kur të arr.estohet Meta dhe Berisha, kanë vr.arë njerëz dhe i kanë groposur në Malin e Dajtit

Analisti dhe gazetari Frrok Çupi, ka lëshuar ak.uza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai deklaroi se vendi do të gjej qetësi vetëm kur presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha të arrestohen.

Sipas tij, bu.rgu për ta do të ishte shumë pak.“Sikur Sali Berisha dhe Ilir Meta të ishin bu.rgosur menjëherë, e keqja nuk do të binte atëbotë.

Arsyet: E para, se lajmet e qenit do të kishin marrë vrull të madh dhe do të ishin duke vrulluar edhe sot. “Lajmi i qenit të k.afshuar” do të kishte marrë energji edhe për një kohë më tej se sot, dhe së.mundja e shoqërisë do të kishte vazhduar. Arsye e dytë: Të dy njerëzit që u vunë në krye të shtetit, do të thoshin se ‘ishim të mirë’, por ‘na i hoqën tubat e oksigjenit!’. Edhe kjo do të ishte kosto në një shoqëri si e jona, ku këta dy burra kishin lulëzuar ‘në pleh’. Burgu për ta do të ishte lule. Më parë se të vinte kjo ditë, këta dolën rrugëve. Burrat e shtetit dolën rrugëve dhe dëshmuan vetë sa vlenin e çfarë kishin qenë gjithë kohës. Nuk po them çfarë kishin qenë në dëmet penale, por tani po shfaqin turpin, që nuk është penal. Po shfaqen lëngaraqë, mashtrues, përdorues të pabesë të viktimave të tyre, njerëz rrëshqanthi, minorë, pe.rversë, malinj dhe pa mend”, tha ai.

Çupi: 700 mijë euro u vodhën sy për sy

Analisti dhe gazetari Frrok Çupi, ka komentuar edhe bllokun 700 mijë euro. Ai deklaroi se vjedhja e 700 mijë euro është një vjedhje që u bë sipas tij sy për sy dhe nuk harrohet.“Ka shkuar, nuk është më njeriu, ai njeriu që merrte frymë në flluskën e së keqes. Mos mendojmë se e keqja ka shkuar; e keqja vjen rrotull, por nuk gjen publikun e vet. Tani normaliteti dhe pozitiviteti ndodhen në mazhorancë, atëherë ishte e kundërta. E shikoni çfarë primitivizmi reflektojnë grupimet e vjetruara politike, Rithemelim, PD, LSI, e ca të tjera. Këta kanë dalë bulevardit ‘me hu në krah’, në gju.eti cilin të rrahin sot e cilin të pushtojnë nesër. Të ishte për një kohë të kaluar, të njëjtën gjë që bënë atë do të bënin: Push.timin e gjysmës së vendit më gjysmën tjetër, vjedhjen e 700 mijë euro sy për sy dhe fshehjen e dorës, refuzimin e baxhanakut dhe vr.asjen e 26 të tjerëve, lidhjen me te.rror.stët e botës, ter.ror mbi opozitën dhe mbi zgjedhjet, gro.posjen e ku.fomave në një vend matanë Dajtit; mbi të gjitha shëmtimin e vendit”, tha ai.

Koçi: Nuk do të ketë asnjë takim me Berishën

Ndërkohë, edhe deputeti i PS-së, Petro Koçi ka su.lmuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai u shpreh se Berisha është një person i shpallur “non grata”. Deputeti tha se nuk do të ketë më takime dhe diskutime me të.“Ka rilindur Berisha. Ai është non grata dhe do them një gjë shumë serioze, unë besoj se PS nuk do bëjë më gabimin e 98-ës. Z. Berisha ishte shpallur thuajse non grata nga shumë institucione të rëndësishme dhe dy përfaqësues nga PS, Meta dhe Pandeli Majko bënë takime me Berishën dhe ato takime e rikthyen prapë Berishën në politikë. Besoj se tani nuk do ketë më as takime, as njohje me Berishën dhe çdo grupi që përfaqëson ai. PD do bëhet më dysh, do ketë parti tjetër”, tha Petro Koçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *