Categories
Uncategorized

Altin Basha shkarkohetnga detyra e drejtorit të teatrit kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivoglit”.Ja se cila eshte arsyeja

Qeveria shqiptare ka liruar nga detyra të drejtorit të teatrit kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Altin Bashën.
Vendimi mban firmën e zëvendëskryeministres Belinda Ballukut, në mungesë të kryeministrit Rama, i cili është jashtë vendit.

“Z. Altin Basha, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.” – thuhet në vendim.

Mësohet se Basha ka hequr dorë nga kjo detyrë pasi do të kandidojë për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar, së bashku me Kiço London, Arben Derhemin dhe Elma Dorezin.

Ditën e nesërme në orën 10:00, në Ministrinë e Kulturës do të zhvillohet edhe dëgjesa me kandidatët për drejtor të Teatrit Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *