Një gjykatë në Stamboll ka dënuar një televangjelist, i cili e rrethonte veten me gra gj.ysmë të zh.veshura, të cilat ai i quante “ko.tele” me 8 658 vjet b.urg në një rigjykim, njoftuan mediat lokale turke.
Adnan Oktar, i cili është përshkruar si një “udhëheqës kulti”, drejtoi programe televizive i rrethuar nga gra, ndërsa predikonte kreacionizmin dhe vlerat kon.servatore, shkruan Al Jazeera.
Ai gjithashtu botoi libra në shumë gjuhë anembanë botës, me pseudonimin Harun Yahya, ndërsa veten e quante hoxhë.
66-vjeçari dhe qindra ndjekës të tij u arr.estuan në vitin 2018 pasi një bastisje e policisë në vilën e tij zbuloi se ai drejtonte një rrjet kri.minal nën maskimin e një kulti het.erodoks isl.amik, i cili kryente fushata ndërkombëtare kundër evol.ucionit përmes shtëpive botuese dhe mediave të ndryshme.
Kanali i tij televiziv online A9 u mbyll gjithashtu.
Në janar të vitit 2021, Oktar u dënua për 10 akuza të veçanta, duke përfshirë drejtimin e një bande kri.minale, përfshirje në spiunazh politik dhe ushtarak, abu.zim s.ksual të të mi.turve, përd.hunim, shantazh dhe shkaktim vu.ajtjesh.
Akuzat përfshijnë gjithashtu ndihmën ndaj rrjetit të udhëhequr nga studiuesi mysliman me bazë në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon për organizimin e një përpjekjeje të dështuar për grusht shteti në vitin 2016.
Oktar u dën.ua në atë kohë me 1 075 vjet, por një Gjykatë e Lartë e rrëzoi atë vendim.
Gjatë rigjykimit, Gjykata e Lartë Penale e Stambollit të mërkurën dë.noi Oktarin me 8 658 vjet b.urg për disa akuza, duke përfshirë ab.uzimin s.eksual dhe privimin e lirisë së dikujt, njoftoi agjencia e lajmeve Anadolu. /tv21.tv