Categories
Uncategorized

Dikush hodhi fishekzjarre në Kiev dhe tmerroi të gjithë lagjen, kujtuan se ishin bombardime

Një banor i Kievit ka harruar mesa duket se është në mes të luftës, dhe ka vendosur të festojë me fishekzjarre.

Në mediat ukrainase janë përhapur pamjet e momentit kur në qiellin e Kievit shpërthejnë fishekzjarre. Mirëpo pavarësisht gëzimit të njërit, shpërthimet e fishekzjarreve kanë tmerruar të gjithë lagjen, të cilët kanë menduar se nisën bombardimet.

“Çfarë është ky idiot, jemi në mes të luftës dhe po na gjuajnë me raketa dhe idiotët hedhin fishekzjarre duke tmerruar njerëzit”, shkruajnë ukrainasit e revoltuar në mediat sociale.

Dikush hodhi fishekzjarre në Kiev dhe tmerroi të gjithë lagjen, kujtuan se ishin bombardime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *