Djali i kantautorit Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçit feston sot ditëlindjen.
Ai mbush sot 22 vjeç dhe një urim publik në mesnatë nuk mund të mungonte nga e ëma. Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë. Shpresoj që të të realizohen të gjitha ëndrrat. Gëzuar ditëlindjen Drini im, dielli im”, shkruan Mira Konçi krah një video.
Nëse vajza e tyre, Era ka qenë e përfolur ne mediat rozë, Drinin e kemi parë më pak. Nëse Era ishte kopje e mami Mirës, Drini qenka një kombinimin i bukur i Shpëtimit dhe Mirës.
I vogli i shtëpisë ka ndjekur hapat e prindërve dhe i është futur muzikës prej rreth 2 vitesh, por ndryshe nga ata ai ka zgjedhur repin ku kënga e fundit “Dinake” është publikuar vetëm 5 ditë më parë.
Kopje e të atit! Sa vjeç bën sot dhe me çfarë
Prej vitesh Mira Konçi është shkëputur jo vetëm nga ekrani, por edhe nga Shqipëria. Mira Konçi dhe ish-bashkëshorti i saj njoftuan 4 vite më parë se po shpërnguleshin për të jetuar në Amerikë, por shumë shpejt erdhi lajmi i ndarjes së çiftit ikonë.
Dyshja i ka dhënë fund martesës dhe kompozitori është rikthyer në Shqipëri ndërkohë që Mira Konçi vazhdon të jetojë në New York pranë vajzës së tyre, Era Saraçi dhe Drinit.