Categories
Uncategorized

“I kam hapur vetes punë”/Pas 3 femijeve , Arbana Osmani shton një pjesëtar të ri në familje

Disa ditë më parë, moderatorja Arbana Osmani konfirmoi lajmin se do të jetë prezantuesja e edicionit të 61-të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Sakaq Arbana po shijon së bashku me partnerin e Eduard Grishajn suksesin e filmit të tyre “Sofia”.

Mes gjithë këtyre angazhmeve, moderatorja nuk harron t’i përkushtohet dhe familjes, sidomos të voglës së saj Zoin.

Mirëpo sikur të mos mjaftonin gjithë këto, Arbana ka treguar për ndjekësit se i ‘hapur punë’ vetes.

Moderatorja ka marrë një lepur të vogël në shtëpi, duke shtuar kështu një anëtar të ri në familje. Osmani publikoi disa foto ku shfaqet duke e mbajtur lepurin në duar dhe shkruan:

“Me ça i kam hap punë vetes këto ditë”.

Disa javë më parë, Arbana kujtoi për ndjekësit e saj në Instagram një ndër momentet më të bukura në “Big Brother VIP”.

Moderatorja duket se është bërë nostalgjike teksa publikoi një video gjatë spektaklit ku ajo thërret banorët: Yjeee mirëmbrëma!

Krahas postimit moderatorja shkroi se e ka marrë malli dhe lajmëron se së shpejti do të nisë dhe spektakli.

“Sikur filloi të na marrë malli”- shkroi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *