Projekti për rivitalizimin e pallateve parafabrikate në lagjen nr.18 nuk përfundon me 24 godinat e lotit të parë!
Puna që aktualisht po bëhet në terren është vetëm faza e parë e këtij projekti madhor, që pritet t’i ndryshojë pamjen një lagjeje të tërë.
Këtë e bëri të ditur ekskluzivisht për “DurrësLajm”, kryebashkiakja Emiriana Sako.
17 pallate të tjerë pritet të përfitojnë në fazën e dytë ndërhyrjet rigjeneruese në fasada, që përfshijnë punimet për hidroizolimin e tyre, veshjen me kapotë, si dhe sistemimin e taracës për heqjen e depozitave me ujë.
Gjithashtu, njejtë si 24 pallatet e tjerë, edhe këto godina do të izolohen me polisterol, çka do të kursejë ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike.
K.Gj.