Categories
Uncategorized

Parlamenti i parë, Zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri u zhvilluan në

Parlamenti i parë, në vitin 1921
Zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri u zhvilluan në pranverën e vitit 1921, pasi deri në atë kohë ato nuk ishin zhvilluar për shkak të Luftës së Parë Botërore, ku ishte përfshirë dhe Shqipëria.Parlamenti i parë Shqiptar u hap, më 21 prill të atij viti.

Godina e parë e Parlamentit Shqiptar ka qenë aty ku është sot Akademia e Shkencave dhe në atë parlament morën pjesë 76 deputetë, të cilët u zgjodhën pas një procesi relativisht të rregullt nga nëntë prefekturat e vendit, si Berati, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Kosova, Shkodra, Vlora dhe ajo e Kolonisë shqiptare të SHBA-së. Ashtu si dhe në të kaluarën, ato zgjedhje u bënë me sistem përfaqësimi apo siç njihen ndryshe me zgjedhës të dytë, ku, në bazë të ndarjes territoriale, përfaqësuesit e çdo krahine kishin të drejtë të zgjidhnin deputetin e tyre. Në atë kohë për herë të parë kandidatët filluan të bënin edhe fushatë elektorale, e cila në shumë raste përcillej edhe nga gazetat e ndryshme që dilnin asokohe në disa qytete të Shqipërisë. Ndër deputetët më të njohur që fituan të drejtën të përfaqësoheshin në atë parlament, ishin: Ahmet Zogu, Fan Noli, Patër Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Hil Mosi, Hoxhë Kadria, Ali Këlcyra, Hasan Prishtina, Mustafa Kruja, Pandeli Vangjeli, Sejfi Vllamasi, Sulejman Delvina etj.
Fituesit

Ja si do të ndaheshin përqindjet e votimit

Disa ditë pas procesit zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i kryesuar nga kryetari Andrea Sahatçi dhe sekretari Andrea Nathanaili, me anëtarë: Vasil Avrami, Halim Budo, Spiro Stringa, Faik Dishnica dhe Xhavit Gjata, shpalli rezultatet e votimeve. Kështu, sipas këtij komisioni, nga 603 566 zgjedhës që ishin regjistruar në listat e votimit, morën pjesë në votime 543 354, që përbënin 90.02 %. Nga këta zgjedhës, 506 319 votuan për Frontin Demokratik, dhe 36 758 vota ishin në kutinë pa kandidat (d.m.th. kundër), ndërsa 277 vota u hodhën në kutinë e një kandidati të pavarur. Si përfundim, për kandidatët e Fronit votuan 93.18 % kundër tyre, 6.77 % dhe 00.7 % për kandidatin e pavarur. Pas publikimit të këtyre rezultateve, Fronti Demokratik shpalli zyrtarisht zgjedhjet e fituara dhe nga deputetët u zgjodh një Asamble Kushtetuese, e cila rreth 40 ditë më vonë, më 11 janar 1946, shpalli Shqipërinë Republikë Popullore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *